Së shpejti fillon ndërtimi i urës ndërmjet fshatrave Breznicë-Karaçevë, Musliu e Jakupi në vendngjarje
Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me ate të Bujanocit, së shpejti do të nisin realizimin e projektit për ndërtimin e urës në fshatin Breznicë, shkruan Rajonipress.
I pari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka deklaruar, se të dy komunat së bashku janë angazhuar për krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore dhe sociale për qytetarët.
“Së shpejti po nisim ndërtimin e urës në Breznicë, si lehtësim për lëvizjen e qytetarëve të Luginës e Kamenicës. Pas takimeve që kemi pasur me kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi, një bashkëpunim tjetër ndërkomunal po nis të realizohet për qytetarët tanë si dy komuna fqinje. Bashkërisht jemi angazhuar që të krijojmë kushte më të mira infrastrukturore e sociale!”, tha ai.
Kastrati më tutje tregoi se kompania mbikëqyrëse, si dhe menaxheri i kontratës kanë dal në terren për përgatitjen e fillimit të punëve.
“Menaxheri, mbikëqyrësi dhe kompania e kontraktuar për kryerjen e punëve sot gjenden në terren, që të bëhen të gjitha përgatitjet për fillimin e punëve. Urime të gjithëve!”, shtoi Kastrati.
Por, sot gjatë ditë, zëvendëskryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu, dhe ai i Kamenicës, Faton Jakupi, ka dal në vendngjarje, duke vrojtuar gjendjen faktike të urës, e duke thënë, se: “Iniciativat e përbashkëta mes Komunave të Bujanocit dhe Kamenicës në fillim ishin vetëm nisma, ndërsa sot po bëhen realitet”.
“Sot po fillon ndërtimi i kësaj ure që është në bashkëfinancim mes Komunës së Kamenicës dhe Komunës së Bujanocit, ku bashkë me homologun tim z.Faton Jakupin e inicuam dhe sot vëzhguam fillimin e ndërtimit, që do të jetë në funksion të një jete më të mirë për banorët e Breznicës me rrethinë” – thuhet mes të tjerash në postimin e zëvendëskryetarit të Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliut.
Kujtojmë që kjo urë, përveç që lidh fshatrat e Malësisë së Bujanocit, lidh edhe Bujanocit me me territorin e Kosovës, ndërsa është dëmtuar kohë më parë nga të rëshurat e mëdha. Ajo që e bënë edhe më interesante ketë urë, është ndodhja e saj në një zonë katastrale, për të cilën edhe Kosova edhe Serbia, pretendojnë që është në territorin e tyre./LUGINALAJM/