SDA Sanxhak mbështet fuqishëm punën dhe përfaqësimin e deputetit Shaip Kmaberi

Gjatë ditës së sotme, kryetari i SDA Sanxhak, Sulejman Uglanin, përmes një letre ka shprehur mirënjohje dhe përkrahjen më të thellë për punën e Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” dhe përfaqësimin e deputetit Shaip Kamberi.

Mes tjerash në letrën e tij thuhet: “Përpjekjet për të nënçmuar ju dhe rezultatet tuaja politike, janë një tregues i sigurt se regjimi serbomadh nga Beogradi ka humbur të gjitha shpresat për të vendosur kontrollin e tij ndaj jush si përfaqësues legjitim i popullit shqiptarë”.

“Grupi parlamentar Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak është rezultat i tre dekadave të punës dhe bashkëpunimit të përbashkët midis SDA Sanxhak dhe PVD. Grupi ynë parlamentar përfaqëson një aleancë të natyrshme të përfaqësuesve legjitimë Boshnjakët e Sanxhakut dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët veprojnë përmes institucioneve të sistemit dhe përfaqësojnë dhe mbrojnë të drejtat e njerëzve të tyre me dinjitet dhe guxim” – thuhet në letrën e dërguar nga kryetari i SDA Sanxhak, Dr.Sulejman Uglanin.

“Ky grup parlamentar i pakicës është gjithashtu i vetmi grup parlamentar i opozitës në Parlamentin Serb. Formimi i këtij grupi parlamentar në skenën politike të Republikës së Serbisë ndau qartë përfaqësuesit autentikë të boshnjakëve dhe shqiptarëve nga njëra anë dhe përfaqësuesit e politikës Serbomadhe dhe pasuesit e tyre nga ana tjetër”. Me punën dhe paraqitjet tuaja, ju arrini sukses të madh në mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe përfaqësoni të vetmen pikë të ndritshme në Parlamentin Serb” – thuhet në letrën e arritur sot nga Novi Pazari.

“Fjalimet tuaja antologjike në Kuvendin e Serbisë janë një tregues i mirë i cilësive tuaja morale, njerëzore dhe politike që provokojnë simpatinë dhe mbështetjen e të gjithë njerëzve krenarë, jo vetëm në Sanxhak dhe Luginën e Preshevës, por edhe në Ballkan. Pavarësisht nga fakti që veprimet dhe fjalët tuaja provokojnë shije të hidhur në regjimin e Serbomadh, ato kanë përfitim dhe domethënie të madhe në ndërtimin e një Republike moderne Evropiane, demokratike dhe ligjore të Serbisë” – thuhet mes tjerash.

Siç thotë edhe i ndjeri Alija Izetbegoviç: “Vetëm ilaçet e hidhura janë efektive në trajtimin e sëmundjeve të rënda” dhe “Rilindja nuk vjen kurrë nga paqësorët dhe të bindurit por nga trimat dhe rebelët”.

Në këtë kuptim, “SDA e Sanxhakut respekton cilësitë tuaja politike, morale dhe njerëzore dhe qëndron prapa çdo fjale dhe veprimi tuajin dhe ju jep mbështetje të plotë në punën tuaj” thuhet në fundin e letrës nënshkruar nga kryetari z. Sulejman Uglanin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.