Sampaoli do të vazhdojë të mbetet në krye të Argjentinës

599

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, i shoqëruar nga nënkryetari i parë, Daniel Angelici, janë takua sot me trajnerin e Kombëtares Argjentinase, Jorge Sampaoli.

Takimi, i cili u zhvillua në kampusin Ezeiza ku zgjati rreth një orë dhe u fol për paraqitjen e ekipit kombëtar në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Rusi.

Pas takimit është vendosur që trajneri të qëndrojë edhe pse asistentët e tij kanë dhënë dorëheqje.

Edhe pse Argjentina kishte paraqitje jashtëzakonisht të dobët me humbje nga Kroacia dhe Franca, trajneri do të vazhdojë të qëdrojë.

Sipas gazetës “Ole”, Federata nuk ka zgjedhje tjetër, kjo pasi Federata e Futbollit të Argjentinës nuk dëshiron të paguajë klauzolën e plotë të shkarkimit të trajnerit.

Në fakt, kontrata e Sampaoli skadon në vitin 2022. /Telegrafi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *