Samiti i Kinës në Serbi, sjellë Edi Ramën në Beograd! (Video)

189

Samiti i Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Juglindore do të fillojë nën masa të rrepta sigurie. Mbi 7000 policë do të jenë përgjegjës për të kontrolluar samitin në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptarë, Edi Rama. 
Do të ketë snajper dhe do të kontrollohet çdo person që do të futet në çfarëdo pjese të këtij samite, përfshirë edhe hotelet në Beogradin e ri.
Masat e sigurisë janë kërkuar sidomos nga Kina dhe do të jenë 3500 persona që do ta ndjekin këtë samit, përfshirë edhe rreth 1000 gazetar që do të vinë nga vende të ndryshme.
Kinezët kanë kërkuar sidomos të ketë masa sigurie edhe për shkak të kërkesave për performancë e protesta të grupeve nga Kina dhe rajoni që kanë qëndrime kundër politikës së këtij vendi.
Samiti është i rëndësishëm edhe për faktin që mbahet në Serbi, si partnere e Rusisë dhe ka frikë edhe nga Bashkimi Evropian për ndikime politike, por duket se Kina është më e interesuar për ekonominë dhe rrallë herë është përfshirë politikisht.
Kryeministri Rama do të arrij të hënën në Beograd, ndërsa të martën do të ketë takime me zyrtarët e Çekisë, Polonisë e Kinës. Të mërkurën do të ketë një takim me Kryeministrin serb, Alleksandar Vucic.
Mediat serbe i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë vizitës së Kryeministrit Rama, e sidomos pjesës rreth sigurisë së tij./Top Channel/ – /LuginaLajm/

Video:




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *