Sali Salihi me demant ndaj komunikatës së PVD-së: “Pa një konsenzus të përbashkët, nuk do të kalojë as SNS-i, por as i preferuari i juaj SPS-i”

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit, Sali Salihi, nëpërmjet një postimi në facebook, ka demantuar komunikatën e PVD-së, për të cilën ka deklaruar që “raportet e kryetarit të komunës së Bujanocit me partnerët e vet në koalicion, në këtë rast mes zv.kryetarit të komunës dhe kryetarit të Kuvendit janë shumë të mira dhe stabile”.

“E kuptojmë faktin që për çdo problem që PVD ka brenda partisë së vet, mundohet të gjejë kundërshtar të jashtëm për ta mbajtur të bashkuar anëtarësinë e saj. E kuptojmë edhe atë, që sa herë që dikush dëshiron të mbulojë të metat e veta, e aktivizon kartën e viktimizimit. Dhe, në shumë raste ju ka funksionuar, ndoshta do t’ju funksionojë edhe tash” – ka shkruar Salihi.

Ai për më shumë ka thënë se ka një gjë të vërtetë në ketë qeverisje. “Shumë punë nga mandati i kaluar janë lënë pa u realizuar, shumë të tjera janë bërë shkel e shko, dhe këtë gjë nuk mund ta fshehim. Për punët e parealizuara, keni marrë ‘shpërblimin’ më 21 qershor 2020. Për punët e bëra shkel e shko, sot ne po ballafaqohemi me revizionin shtetëror për të bëmat e juaja” – citohet në reagimin e shefit të kabinetit Sali Salihi.

“Në lidhje me programin e aftësimit profesional, nuk e di ku e keni parë apo lexuar se nga kabineti i kryetarit ja paska hedhur fajin partnerëve të koalicionit për numrin e vogël të përfshirjes së serbëve në këtë program. Nëse keni ndonjë dëshmi, ju lutem publikone” – shtoi në reagim Salihi.

Salihi për më shumë, ka shkuar se: “Qeverisja lokale, e udhëhequr nga Nagip Arifi, nga dita e parë është duke punuar për ditë të mira për qytetarët tanë. Ata që i kanë humbur priviligjet, sigurisht që nuk do të pajtohen me këtë fakt, por kemi arritur pothuajse t’i shlyejmë të gjitha borxhet nga mandati i kaluar, kemi subvencionuar bujqit e vërtetë, e jo ata ‘militantët’ tuaj të sistemuar nëpër organe shtetërore, që nuk e dijnë ku i kanë arat. Kemi rritur shumën e investimit për një bujk, e nuk e kemi përdorur metodën ‘e stërpikjes’ me rastin e ndarjes së subvencioneve. Kjo qeverisje është e përkushtuar në cilësi, e jo në sasi.”

Ai ka shkruar se, të gjitha projektet e parapara me buxhetin e vitit 2021 do të përfundojnë me kohë.

“Rrini pa merak, se tani kryetar është Nagip Arifi,e jo ai ‘tjetri’ që orarin e punës e ka shfrytëzuar t’i kontrollojë shkrimet në facebook dhe pastaj përmes profileve të rrejshëm t’i linçojë kundërshtarët e vet. Ka ikur ajo kohë dhe nuk do kthehet kurrë më. Vonesat në realizimin e projekteve po ndodhin përshkak se gjithçka sot punohet sipas ligjeve dhe duke respektuar procedurat, e jo të stilit ‘a din ti me ndu kanalizim”.

Sali Salihi, mbetet i habitur nga fakti për sulmett ndaj SNS-it.

“Më habit fakti për ‘sulmet’ ndaj SNS, kur drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit, kuadër i SNS-it, me kërkesë të PVD-së punëson anëtarë të PVD-së, bile bile edhe nga rrethi i ngushtë i kryetarit të PVD-së. A mos po mendoni se njerëzit ju besojnë lojërave tuaja?!” – ka shkruar Salihi.

“Sa i përket Marrëveshjes së Tiranës, e kemi thënë dhe po e përsërisim: ajo do të respektohet në tërësi. Por, pyetne veten, sa jeni të interesuar të respektohet kjo marrëveshje. Ju, më mirë se ne, e dini kush nga PVD ka dashur ta rrëzojë këtë pushtet. Për Partinë Demokratike, çdo vendim do të sillet me marrëveshje të përbashkët. Pa një konsenzus të përbashkët, nuk do të kalojë as SNS-i, por as i preferuari i juaj SPS-i” – thuhet në fund të demantit të shefit të kabinetit, Sali Salihi.

Kujtojmë që dje gjatë ditës, Partia për Veprim Demokratik, ka akuzuar kabinetin e kryetarit të komunës ë Bujanocit për qasje destruktive dhe mos implementim të marrëveshjes së arritur në Tiranë. Gjithashtu, PVD edhe njëherë i ka bërë të qartë se “SNS-i nuk kalon”.

Më poshtë, mundë ta lexoni të plotë demantin e Sali Salihit, shef i kabinetit të kryetarit të komunës:

Demant ndaj komunikatës së PVD-së të lëshuar sot më datë 06 gusht 2021

Në cilësinë e udhëheqësit të kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, ndjej përgjegjësi morale që të demantoj komunikatën e PVD-së të lëshuar sot për gjoja rolin destruktiv të kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit në ruajtjen e stabilitetit politik.

Ju kujtoj, që raportet e kryetarit të komunës së Bujanocit me partnerët e vet në koalicion, në këtë rast mes zv.kryetarit të komunës dhe kryetarit të Kuvendit janë shumë të mira dhe stabile. Edhe atëherë kur PVD ka quajtur kreun e komunës ‘diktator’, e edhe sot kur portali të cilin e ka themeluar kryetari i PVD-së citon statuse të facebook-ut ku qeverisjen lokale e quan ‘regjim’, nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim, duke respektuar fjalën e lirë të portalit, të cilin themeluesi i saj e kontrollon për çdo pikë dhe presje.

E kuptojmë edhe faktin që për çdo problem që PVD ka brenda partisë së vet, mundohet të gjejë kundërshtar të jashtëm për ta mbajtur të bashkuar anëtarësinë e saj. E kuptojmë edhe atë, që sa herë që dikush dëshiron të mbulojë të metat e veta, e aktivizon kartën e viktimizimit. Dhe, në shumë raste ju ka funksionuar, ndoshta do t’ju funksionojë edhe tash.

Por, një gjë është e vërtetë. Shume punë nga mandati i kaluar janë lënë pa u realizuar, shumë të tjera janë bërë shkel e shko, dhe këtë gjë nuk mund ta fshehim. Për punët e parealizuara, keni marrë ‘shpërblimin’ më 21 qershor 2020. Për punët e bëra shkel e shko, sot ne po ballafaqohemi me revizionin shtetëror për të bëmat e juaja.

Në lidhje me programin e aftësimit profesional, nuk e di ku e keni parë apo lexuar se nga kabineti i kryetarit ja paska hedhur fajin partnerëve të koalicionit për numrin e vogël të përfshirjes së serbëve në këtë program. Nëse keni ndonjë dëshmi, ju lutem publikone.

Qeverisja lokale, e udhëhequr nga Nagip Arifi, nga dita e parë është duke punuar për ditë të mira për qytetarët tanë. Ata që i kanë humbur priviligjet, sigurisht që nuk do të pajtohen me këtë fakt, por kemi arritur pothuajse t’i shlyejmë të gjitha borxhet nga mandati i kaluar, kemi subvencionuar bujqit e vërtetë, e jo ata ‘militantët’ tuaj të sistemuar nëpër organe shtetërore, që nuk e dijnë ku i kanë arat. Kemi rritur shumën e investimit për një bujk, e nuk e kemi përdorur metodën ‘e stërpikjes’ me rastin e ndarjes së subvencioneve. Kjo qeverisje është e përkushtuar në cilësi, e jo në sasi.

Gjithashtu, të gjitha projektet e parapara me buxhetin e vitit 2021 do të përfundojnë me kohë. Rrini pa merak, se tani kryetar është Nagip Arifi,e jo ai ‘tjetri’ që orarin e punës e ka shfrytëzuar t’i kontrollojë shkrimet në facebook dhe pastaj përmes profileve të rrejshëm t’i linçojë kundërshtarët e vet. Ka ikur ajo kohë dhe nuk do kthehet kurrë më. Vonesat në realizimin e projekteve po ndodhin përshkak se gjithçka sot punohet sipas ligjeve dhe duke respektuar procedurat, e jo të stilit ‘a din ti me ndu kanalizim’.

Më habit fakti për ‘sulmet’ ndaj SNS, kur drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit, kuadër i SNS-it, me kërkesë të PVD-së punëson anëtarë të PVD-së, bile bile edhe nga rrethi i ngushtë i kryetarit të PVD-së. A mos po mendoni se njerëzit ju besojnë lojërave tuaja?!

Sa i përket Marrëveshjes së Tiranës, e kemi thënë dhe po e përsërisim: ajo do të respektohet në tërësi.

Por, pyetne veten, sa jeni të interesuar të respektohet kjo marrëveshje. Ju, më mirë se ne, e dini kush nga PVD ka dashur ta rrëzojë këtë pushtet.

Për Partinë Demokratike, çdo vendim do të sillet me marrëveshje të përbashkët. Pa një konsenzus të përbashkët, nuk do të kalojë as SNS-i, por as i preferuari i juaj SPS-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published.