Sali Salihi i nominuar për deputet nga Partia Demokratike

Në mbledhjen e fundit të kryesisë të Partisë Demokratike, Sali Salihi u nominua për deputet popullor për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.

Lajmin mbi kanididimin e Sali Salihit, e ka bërë vet ai përmes një postimi në facebook:

“Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Demokratike me seli në Bujanoc, në mënyrë unanime më është dhënë besimi që të jem në listën për zgjedhjet parlamentare në Serbi që do të mbahen më 3 Prill 2022” – ka shkruar Salihi ndër të tjera.

Partia Demokratike, përveç Sali Salihit ka nominuar edhe dy kanidadatë të tjerë për deputet; Teuta Veseli nga Lluçani dhe Ahmet Beqirin nga Bilaçi.

Ndryshe, Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit garon  në një koalicion me PVD-në dhe LPD-në.

Kujtojmë që Sali Salihi aktualisht është shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, ndërsa në zgjedhjet për Këshill Kombëtar të 2018-tës, ishte i nominuar për kryetar të këtij institucioni./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *