Sali Berisha reagon ndaj fluturimit të avionëve luftarak mbi Preshevë, komentuesi: “A të kujtohet o doktor kur Serbia na e hoqi Lapidarin e ti nuk bëre asnjë veprim! Pse po fol tash kur atëherë e pate shansin me ja dëbu ambasadorin?”

371

Ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në facebook, ka reaguar rreth ngjarjes së fundit në Luginë të Preshevës, ku tre avionët luftarak serbë, pasditen e sotme, defiluan pak metra mbi shtëpitë e shqiptarëve në Komunat e Preshevës dhe Bujanocit.

Mirëpo,  reagimi i ish kreut të Partisë Demokratike, nuk është pritur mirë, nga qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Një komentues (Izi Islami), i ka kujtuar, ish kryeministrit shqiptar, mos reagimin e tij në momentin kur në Preshevë, është larguar Pllaka përkujtimore me emrat e dëshmorëve të kombit gjatë konfliktit të armatosur t ëish UÇPMB-së.

Ndërsa, Sali Berisha, ka replikuar dhe ka thënë se kjo nuk qendron dhe është e pavërtetë:

Ja shkrimi i plotë i Sali Berishës dhe replikat në komente:

Terror hakmarres primitiv i Beogradit ndaj shqiptareve te Presheves per arrestimin e provokatorit Gjuriç!

Te dashur miq, ne nje perpjekje te hapur konflikti Presidenti i Serbise, pas provokacionit te ulet, dergimit ilegal ne Mitrovice te ultranacionalistit Gjuriç dhe arrestimit te ligjshem te ketij vagabondi politik nga policia e Kosoves, shpalosi sot skenarin e konfliktit ne Presheve.

Ne nje akt terrorizimi te popullates civile shqiptare te Lugines se Presheves, ai zhvilloi stervitje ajrore me fluturime te ulta te avioneve ushtarake, duke shkelur ne menyre flagrante marreveshjen e NATOs me Beogradin per Luginen e Presheves.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt terrori te vertet te Beogradit ndaj shqiptareve te Lugines se Presheves, me synime te qarta destabilizuese, u bej thirrje shqiptareve te Presheves te qendrojne te palekundur ne votrat e tyre pavaresisht nga provokacionet e turpshme te Beogradit, qe pashmangshem do te kene fatin e te gjitha akteve te tyre te verbta, ultranavionaliste te meparshme!

Shikoni videon e aktit banditesk te terrorit serb. sb

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *