Sadriu: Duke u bërë gënjeshtar patologjik, që në mënyrë të paskrupullt njerëzit e tu dhe gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, po i dërgon në një rrugë pa dalje!

329

Opinioni im i fundit për kënetën politike dhe kryetarin Fyçkë, që në emisionin e mbrëmshëm Debat Plus në Rtv Dugagjini, fyen pa pikë turpi oponentët politik dhe gënjen si i marrë!

Nga: Ilir SADRIU

Edhe pas largimit të lapidarit të dëshmorëve të UCPMB-së,
Edhe përkundër dorëheqjes së premtuar të kryetarit Ragmi Mustafa, 
Edhe përkundër “mirënjohjes” së dhënë Vuqiqit, i cili po të mban në pushtet,
Partia Demokratike Shqiptare e udhëhequr nga lideri i saj Ragmi Mustafa, në zgjedhjet e vitit 2016, arriti që të jetë subjekti më i votuar në Komunë të Preshevës, ku fitoj 14 mandate.

Me fonde enigmë dhe duke:
-keqpërdorur rininë, 
-keqpërdorur fukaratë, 
-keqpërdorur imazhin fetar,
-keqpërdorur diasporën,
-pasur pas vete krejt aparatin shtetëror, 
-dhënë premtime mashtruese (Gjykata, investitorët, depolitizimi), arrite të sigurosh 11 mandate, 
-shfrytëzuar PVD-në, arrite të ulesh në krye të Komunës.

Po vazhdon të jesh në krye të Komunës, si rezultat i një numri mjaft të madh të votava të siguruar nga organi i përkohshëm, në krye të të cilit të vendosi Beogradi i Vuçiqit, duke:
-keqpërdorur buxhetin e Komunës në fushatë parazgjedhore dhe tani,
-i siguruar listës Serbe dy mandate në Kuvendin Komunal 
-shfrytëzuar ndarjen e një grupi të vogël nga Partia Demokratike Shqiptare që siguruan tre mandate të Këshilltarëve,
-kontrabanduar një këshilltar të Kuvendit Komunal nga radhët e PDSH-së,
– u paraqit që do të sjellësh investitor të huaj, ndërsa akoma po pengon gjigantin vendor Saba Bellça për hapjen e fabrikës Weslime, 
-gënjyer akoma për (Gjyqin, Kufirin..) 
-shpifur,
-u viktimizuar,
-u përpjekur të bësh terr informativ në Preshevë,
– e blinduar administratën komunale dhe duke u shëndrruar në lakuriq brenda kabinetit, 
– bërë edhe shumë të liga tjera, që populli tashmë i ka në ndërdije dhe krejt në fund,

Duke u bërë gënjeshtar patologjik, që në mënyrë të paskrupullt njerëzit e tu dhe gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, po i dërgon në një rrugë pa dalje!

Ashtu siç këshillon Neuroshkencëtari gjerman Niels Birmaumer, që çdo kush që ka dyshime që ka të bëj më një psikopat si lloji yt, ai duhet që “t’i largohet nga rruga”, unë vendosa për herë të fundit që në faqen time të bëj opinion për një Fyçkë si ti!

P. S.
FYÇKË mb.1. Që nuk ka thelb a bukë brenda, që është bosh përbrenda, fyl. Arrë (lajthi) fyçkë. 
2. fig. Që nuk ka mend në kokë, kokëbosh. Njeri fyçkë. Është fare fyçkë nga mendja. 
3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. 
* Arrë fyçkë keq. njeri mendjelehtë, njeri që e ka kokën bosh.

Autori është nënkryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, dhe ky opinion është autorial dhe nuk bënë pjesë në politikën redaktuese të LuginaLajm.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *