“Saba Bellça” me shumë sukses po i mirëmban dhe përmirëson rrugët e qytetin të Vranjës (FOTO)

242

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve lokale në qytetin e Vranjës, kompania “Saba Bellça” nga Presheva, me shumë sukses po i mirëmban dhe përmirëson rrugët e dëmtuara gjatë stinës së dimrit, në ketë qytet, shkruan Ok Radio, transmeton Lugina-Lajm.

Rrugët e përmirësuara deri më tani nga Saba Bellça në Vranjë janë: Rruga e “Kosovës”, rruga “Sime Pogaçareviqa”, “Viktor Bubnja”, “Ive Andriqa”, rruga e “Takovës”, rruga e “Radnikit”, “Jovana Jankoviqa Lunge”, Sava Kovaçeviq dhe rruga “Krala Milana”.

Gjithashtu, “Saba Bellça”, ka mbushur edhe gropat në disa rrugë të tjera të qytetit të Vranjës.

Investitor në mirëmbajtjen e rrugëve, është qyteti i Vranjës, ndërsa mbikqyrës i punimeve është “Vodovod”, derisa punëkryes “Saba Bellça” nga Presheva./Lugina-Lajm/

 

 

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *