“Sa shqiptarë ka të punësuar nëpër institucione shtetërore në Bujanoc” – informacion që po e kërkon kryetari Ramadani

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani, sot gjatë ditës i ka dërguar shkresa institucioneve shtetërore degët e të cilëve ndodhen në Bujanoc, me qëllim mbi mbledhjen e informacioneve, se sa shqiptarë ka të punësuar në to.

“Sot në cilësinë kryetarit të Kuvendit iu kam drejtuar me një Kërkesë për qasje në informacione me rëndësi publike gjitha institucioneve shtetërore të cilat janë prezente me degët e tyre në Komunën e Bujanocit, rreth numrit të punësuarve dhe funksionin të cilin ata e kryejnë” – ka shkuar Ramadani përmes një postimi në facebook.

Ai për më shumë ka thënë se: “Këto shkresë ua kam dërguar me qëllim të marrjes së informacioneve të sakta të të punësuarve në këto institucione sepse sot e kësaj dite nuk kemi statistika të sakta rreth numrit të punësuarve dhe funksionin e tyre në këto institucione të rëndësishme për qytetarët e komunës së Bujanocit” – thuhet në postimin e Ramadanit.

Sipas Ramadanit “është më rëndësi të shohim përfaqësimin e etnive të cilat janë të integruara në këto organe shtetërore” – ka kujtuar ai.

Shkresën ua janë këtyre institucioneve:

Gjykatës Themelore
Gjykatës për Kundërvajtje
Prokurorisë Themelore dega Bujanovc
Banjes së Bujanovcit
Shërbimit Kadastar të Paluajtshmërive Bujanovc
Fondit Republikan për Sigurim Pensional dhe Invalidor
Administratës Tatimore
Fondit Republikan për Sigurim Shëndetësor
Shtëpisë së Shëndetit Bujanovc
Stacionit të Veterinarisë Bujanovc
Administratës së Pyjeve dega Bujanovc
Kryqit të kuq Bujanovc
Stacionit Policor Bujanovc.

Leave a Reply

Your email address will not be published.