RTVPRESHEVA.COM: Ky është personi i zhdukur nga fshati Geraj – Preshevë

1687

Gjatë ditës së djeshme rtvpresheva.com raportoi se një qytetar nga rrethina e Preshevës raportohet se është zhdukur. Edhe pse rtvpresheva.com kishte informata të sigurta se bëhej fjalë për punëtorin e Bibliotekës së qytetit, Besnik Osmani nga fshati Geraj, prapëseprap nuk deshtëm ta publikojm identitetin pa kontaktuar fillimisht me familjaret e Besnikut.

Portali rtvpresheva.com sot ka kontaktuar me prindin e Besnikut i cili na ka konfirmuar lajmin se që nga dita e marte nuk kanë kurrfar informacioni për vendodhjen e Besnikut dhe se kanë informuar policinë lokale në Preshevë por edhe Kfor-in dhe Policin e Kosovës. Më poshtë po ja parqesim të dhënat për Besnik Osmanin dhe luten të gjith që kanë ndonjë informacion të lajmërohen në numrat e telefonit

Kërkohet: Besnik Osmani
Ditelindja: 12.05.1978
Vendbanimi: Preshevë
Kontakti i fundit: Pika kufitare Mucibabe, Kosove-Serbi ora 17:00

Personi është nisur me veturë prej Prishtine në drejtim të Preshevës me datë 24.03.2020 rreth ora 12:00. Ai ka tentuar të kalojë kufirin në Muçibabë pa sukses rreth ores 17:00. Pas shumë kerkimesh, vetura e tij eshte gjetur nga banoret e fshatit Muçibabë në rrugë dytesore të fshatit. Dyshohet se ai ka vazhduar në drejtim të Preshevës në këmbë ku edhe jane humbur gjurmet e tij.
Luten të gjithe personat të cilet mund të kene takuar ose kane njohuri per vendndodhjen e tij te na informoni ne:

Presheve: 00381 63 7759 499
Kosove : 00383 49 245 444

/rtvpresheva.com/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *