Rritje rapide e të infektuarve me koronavirus në rrethin e Pçinjës

203

Rritja e menjëhershme e përqindjes së të infektuara me koronavirus dhe numri i shtuar i ekzaminimeve në klinikën e Kovid-it, por edhe numri i pandryshuar dhe i vogël i pacientëve në spitalin e Vranjës, janë karakteristikat kryesore të situatës epidemiologjike në Serbinë jugore, sipas Shtabit të Emergjencave të Qytetit.

Nga 388 mostra të testuara nga rrethi i Pçinjës, 153 janë pozitivë me COVID-19, që është 34.3 për qind, 12 për qind më shumë se një ditë më parë dhe pak më shumë se e njëjta përqindje në Serbi.

Numri më i madh i të infektuarve me koronavirus është në Vranjë, 86, pasuar nga Surdulica me 19, Vlladiçin Han me 9, Bosilegrad me 5, Preshevë me 3 dhe Trgovishta me një pacient të ri, ndërsa në Bujanoc nuk ka pasur raste të reja me infeksion me COVID-19.

Në klinikën e Kovid-it në Vranjë, numri i ekzaminimeve është rritur në 235,  dhe nga 166 teste antigjenike, 79 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Numri i pacientëve në spitalin e Kovid të Vranjës është i pandryshuar dhe arrin në 12 pacientë, pesë janë me oksigjen, ndërsa nuk ka pasur pranime dhe të dërguar për spitale të mëtejme./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *