Rritet numri i të infektuarëve me koronavirus në Bujanoc – regjistrohen edhe 10 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Bujanoc, janë regjistruar edhe 10 raste pozitive më koronavirus në Bujanoc.

Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në 24 orët e fundit, janë kryer 15 teste antigjen, ku 10 pacientë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

Gjithashtu, sipas të të njejtit raport, të hënën e 15 shkurtit, në Bujanoc, janë kryer 36 kontrolle mjekësore, prej të cilave 3 kanë qenë fëmijë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Bujanoc, janë regjistruar 831 raste me koronavirus, derisa vetëm gjatë muajit shkurt janë evidentuar 57 pacientë me COVID-19./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.