Rritet numri i të infektuarëve me koronavirus në Bujanoc – brenda 24 orëve regjistrohen edhe 10 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Bujanoc, janë regjistruar edhe 10 raste pozitive më koronavirus në Bujanoc.

Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në 24 orët e fundit, janë kryer 33 teste antigjen, ku 10 pacientë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, derisa janë zhvilluar edhe një test PCR.

Gjithashtu, sipas të të njejtit raport, të enjten e 18 shkurtit, në Bujanoc, janë kryer 89 kontrolle mjekësore, prej të cilave 6 kanë qenë fëmijë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Bujanoc, janë regjistruar 868 raste me koronavirus, derisa vetëm gjatë muajit shkurt janë evidentuar 94 pacientë me COVID-19./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.