Rritet çmimi i kafesë në lokalet e Bujanocit; nga 70 në 90 dinarë
Rritja e vazhdueshme e çmimeve ka kulmuar me rritjen e çmimit të kafesë në lokalet e Bujanocit.
Siç mësohet, kafja, respektivisht espreso, nga e hëna (dje) është shtrenjtuar për 20 dinarë, ku tanimë kushton 90 dinarë.
Nga shumkush kjo rritje e çmimit të kafesë, nuk po korrespodon me të hyrat e qytetarëve të Bujanocit që aktualisht po përballen me krizën e postCovid dhe me shkallën më të lartë të papunësisë./LUGINALAJM/