Rrëzohet helikopteri ushtarak në Beograd, shtatë persona humbin jetën, në mesin e tyre edhe foshnja pesëditëshe!

184

585420_helikopter-mesto-pada-foto-vesna-lalic-1_ffNjë helikopter ushtarak serb, është rrëzuar në mëngjesin e sotëm, në afërsi të Beogradit. Shkaku i rrëzimit të helikopterit, thuhet të jetë mot i keq.

Helikopteri ushtarak, i cili po transportonte një foshnje të sëmurë nga Novi Pazari për në Beograd, është rrëzuar pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit serb.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka bërë të ditur se shtatë persona kanë qenë në bord, në mesin e tyre katër anëtarë të ekuipazhit, dy infermiere dhe foshnja pesë ditëshe.

Ndërsa Radio-televizioni i Serbisë raporton se të gjithë personat e bordit kanë gjetur vdekjen nga rrëzimi i helikopterot ushtarak.

Helikopteri në fjalë ishte prodhim rus, është nisur nga rajoni i Rashkës, për transportimin e foshnjës së posalindurt për në spitalin e Beogradit.

Shkak i aksidentit raportohet të ketë qenë mjegulla e dendur./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *