Rreth-rrotullimi i 800 mijë eurove, edhe më tej po bllokon hyrje-daljet e Bujanocit (VIDEO&FOTO)

695

I ndërtuar para pesë vjetëve, me kosto afro 800 mijë euro, rreth-rrotullimi i Bujanocit edhe më tej po bllokon hyrje-daljet e qytetit të Bujanocit.

Portalii LuginaLajm, ka arritur të sigurojë një video nga vendi i ngjarjes kur qarkullimi i automjeteve në ketë rreth-rrotullim është bllokuar, për faktin që, në te po qarkullonin dy kamionë (rimorkio).

Megjithate, qytetarët që jetojnë afër rreth-rrotullimit të Bujanocit, i kanë thënë portalit LuginaLajm, se ky lloj bllokimi automjetësh është i përditshëm, por është për t’ë ardhur keq, kur ndihma urgjente me të sëmur, duhet të kërkojë rrugë alternative për t’iu shmangur rreth-rrotrullimit të ndërtuar vetëm para pesë vjetëve.

Gjithashtu, ata thonë se, shpeshherë edhe kalimtarët (nga Kosova),  nuk dijnë të orientohen në ketë rrugë, ngase është ndërtuar “shkel e shko”.

Rreth-rrotullimi i ndërtuar në vitin 2014/15, gjatë qeverisjes së Nagip Arifit, është financuar nga taksapaguesit, dhe ka kushtuar afro 800 mijë eurove./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *