Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani beson se Çekia është nën presion më të madh se “Dardanët” para përballjes së 14 nëntorit.
Djelmoshat e Bernard Challandesit përballen me çekët në Plzen në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për “Euro 2020”, shkruan Periskopi.
I pyetur nëse çekët apo ne kemi më shumë para ndeshjes, Rrahmani është shprehur:
“Besoj se presioni është më i madh te Çekia sepse luan si vendës dhe kanë presion më të madh për fitore.
“Nëse e shfrytëzojmë këtë, do të ishte shumë mirë për neve.” /Periskopi.com/