Roma i bënë ball City-t, PSG leksion Barçës!

185

Në Parc De Prince luhej ndeshja e mbrëmjes, mes Parisit dhe Barcelonës, ku princin në fund e bënë vendasit, që fituan 3-2.
Spektakli ishte ai që fitoi në mbrëmjen e Champions League, me një festival golash në stadiumet më të rëndësishme të kontinentit, ku kampionët dhuruan emocione të mëdha por dhe surpriza. Në Parc De Prince luhej ndeshja e mbrëmjes, mes Parisit dhe Barcelonës, ku princin në fund e bënë vendasit, që fituan 3-2 pas një sfide drithëruese. Me Blanc, që i rrezikohej stoli në rast humbjeje, parizienët e nisën menjëherë zjarr, aq sa David Luiz në të 10-tën i çoi “qimet” përpjetë një impianti të tërë me golin e epërsisë.
Por gëzimi vendas zgjati vetëm pak sekonda, pasi një mur mes Neymar, Mesit e Iniestës u finalizua nga argjentinasi në mënyrë spektakolare.
Një shprehje thotë nuk ka dy pa tre, dhe në të 26-tën, Verrati shënoi dhe golin e 2-1 duke rikthyer përpara vendiasit.
Pushimi duket se i karikoi bateritë të dyja ekipeve, pasi brenda dy minutave, të dyja skuadrat patën mundësinë t’i gëzoheshin golit, me Matuidi që coi në 3-1 PSG e Neymarin që riktheu në vetëm një gol diferencën në të 56-tën. 3-2 nuk ndryshoi më me PSG që më në fund mund të festojë pas një serie të gjatë barazimesh, ndërsa për Barcën kjo ishte humbje e parë sezonale.
Në takimin tjetër të grupit Apoel dhe Ajax barazuan 1-1 mes tyre në Qipro, me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë. Në sfidën tjetër të grupit E Roma rikthehej në qytetin ku ka marrë humbjen më të thellë, të historisë së saj, vetëm se kundërshtar këtë herë ishte Manchester City dhe jo United. Fillimi megjithatë nuk ishte premtues, pasi Aguero i ndëshkoi nga pika e bardhë që të në të 5-tën.
Megjithatë Roma tregoi se jo më kot gjendet në krye të Serie A, dhe pasi i tronditi shtyllën vendasve me Maiconin, në të 23-tën i shkundi dhe rrjetën me Francesco Tottin, që në moshën 38 vjec e 3 ditë u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në Champions.
Në pjesën e dytë pavarsisht ritmit të lartë shifrat nuk ndryshuan, me dy skuadrat që ndanë nga një pikë mes tyre, e cila i vlen më shumë verdhekuqve që luajtën si të barabartë në Manchester. Chelsea, që kishte barazuar ndeshjen e parë me Schalken në Grupin G nuk kishte altërnativë tjetër vec fitores në Lisbonës, dhe Sportingu filloi të vuajë pasojat që në pjesën e parë, kur në të 34-trën, Matic i dha epërsinë anglezëve.
Në pjesën e dytë ekipi i Mourinhos ruajti epërsinë duke marrë fitoren e parë në Champions për këtë vit, pikërisht në skuadrën ku nisi historia e Jose Mourinhos dy dekada më parë, si përkthyes i Boby Robson. Nuk i vajti mirë Schalkes, që mesa duket kishte flutuar më shumë sec duhet pas suksesit me Dortmundin, dhe Maribori mendoi ta kthente me këmbë në tokë në të 38-tën kur e ndëshkoi me Boharin. Blutë mbretërorë e morën leksionin dhe në të 56-tën, Huntelar vuri gjithcka në barazpeshë shifrash. Në Grupin H, Athletic Bilbao kuptoi më në fund se cdo të thotë Champions League, një kompeticion ku nuk ka skuadra të vogla. Bate Borisov bëri për dush të ftohtë baskët, teksa i ndëshkoi dy herë në pjesën e parë me Polyakovin dhe Karrytskin përpara se Aduriz të shkurtonte shifrat në 1-1. Porto mori një barazim me zemër në Ukrainë përballë Shakhtar teksa rikuperoi 2 gola në minutat e fundit duke barazuar 2-2 me ekipin e Luçescut, rezultat që e mban në krye të Grupit H me 4 pikë./supersport/ – /LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *