Robelli: Çuditërisht pas fjalimit të Shaip Kamberit nuk reagoi me deklaratë përkrahëse asnjë lider institucional në Prishtinë dhe Tiranë

1034

Fjalimi i djeshëm i deputetit popullor, Shaip Kamberi nga i cili u kritikua qasja autokrate e Serbisë dhe diskrimini i vazhdueshëm i shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka bërë jehonë të madhe tek personalitete të shquara nga vendi dhe rajoni, por jo edhe nga përfaqësuesit politikë e institucional nga Kosova e Shqipëria.

Është, analisti dhe publicisti i mirënjohur, Enver Robelli, ai që nëpërmjet një shkrimi në facebook, ka kritikuar klasën politike në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët po heshtin pas fjalimit briliant të deputetit popullor, Shaip Kamberi në Kuvendin Republikan të Serbisë.

Ai ka shkruar se: “Pas fjalimit te Shaip Kamberit po marrre fryme me lehte”. Fjalimi i Shaip Kamberit demaskoi jo vetem politikat diskriminuese serbe, por shpalosi edhe deshtimet dhe mosinteresimin shumevjeçar te qeverive te Prishtines dhe Tiranes per fatin dhe te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves. Çuditerisht pas fjalimit te Shaip Kamberit nuk reagoi me deklarate perkrahese asnje lider institucional ne Prishtine dhe Tirane. Nuk reagoi asnje lider partiak” – ka shkruar ndër të tjera Robelli.

Më poshtë ju sjellim të plotë shkrimin e publicistit Enver Robelli:

Heshtja e liderve te Prishtines dhe Tiranes pas fjalimit te Shaip Kamberit ne Kuvendin e Serbise.

Shaip Kamberi, deputet, aktivist shumevjeçar i te drejtave te njeriut dhe dikur korrespondent i mediave te Prishtines nga Bujanoci, mbajti dje nje fjalim te mire ne Kuvendin e Republikes se Serbise ne Beograd. Fjalimi tashme ka qarkulluar ne media ne gjuhen shqipe, ata qe dine serbisht mund ta degjojne edhe ne youtube. Fjalimi u prit me nervoze nga pushtetaret shoviniste serbe te Vuçiqit dhe Daçiqit, ndersa qarqet liberale ne Serbi e lavderuan per qartesine, retoriken, argumentet e shprehura. Natasha Kandiq shkroi: “Pas fjalimit te Shaip Kamberit po marrre fryme me lehte”. Fjalimi i Shaip Kamberit demaskoi jo vetem politikat diskriminuese serbe, por shpalosi edhe deshtimet dhe mosinteresimin shumevjeçar te qeverive te Prishtines dhe Tiranes per fatin dhe te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves. Çuditerisht pas fjalimit te Shaip Kamberit nuk reagoi me deklarate perkrahese asnje lider institucional ne Prishtine dhe Tirane. Nuk reagoi asnje lider partiak. Ndoshta per shkak se te vertetat qe i permendi Kamberi jane te pakendshme edhe per disa lidere te Prishtines dhe Tiranes, te cilet prej vitesh propagandojne nje afrim me regjimin e Vuçiqit. Ndoshta disa lidere te Kosoves dhe Shqiperise nuk e perkrahin Kamberin per shkak se fshehurazi adhurojne ate qe ka arritur Vuçiq ne Serbi: nje parlament pa opozite. Dhe ku shefi i vertete i opozites eshte Shaip Kamberi, i cili me fjalimin e tij dha sinjal se nuk eshte politikan kukull qe manipulohet per interesa te bajraktareve politike te Prishtines dhe Tiranes. Fjalimi i Shaip Kamberit do te duhej qe se paku mediave te Prishtines t’u sherbeje si rast ideal per te raportuar me shume mbi gjendjen e shqiptareve ne Luginen e Presheves. Nga Prishtina Bujanoci eshte rreth 70 kilometra larg. Ne Kuvedin e Serbise Shaip Kamberi foli edhe per dy milione shqiptare te Kosoves, duke permendur krimet e medha te Beogradit dhe varret masive me shqiptare madje edhe para portave te kryeqytetit serb.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *