Riza Halimi prezent në mesin e parlamentarëve në Prishtinë!

229

riza-halimi-1358803136-256783Kryetari i PVD – së, njëkohësisht deputeti popullorë Riza Halimi mori pjesë në takimin e parlamentarëve të Kosovës dhe Serbisë të mbajtur më 27 qershor në Prishtinë, të organizuar nga Këshilli për qeverisje inkluzive i SHBA i kryesuar nga Alex Grigorev dhe i përkrahur nga qeveria e Zvicrrës.
Pas takimit të mbajtur në Beograd, kësaj rradhe, në kuadër të procesit të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, u bisedua për tema krejtësisht konkrete.
Në pjesën e parë të takimit, pas një debati gjithëpërfshirës, që u përqëndrua kësaj rradhe shumë më tepër në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, u arrit marrëveshja për formimin e grupit parlamentarë të bashkëpunimit në mes të Kuvendeve të Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht me këtë rast u potencua se ky bashkëpunim joformal i deputetëve të dy Kuvendeve në të ardhmen mund të ngritet edhe në nivel të bashkëpunimit të grupeve parlamentare të miqësisë që aktualisht Kuvendet e Serbisë dhe Kosovës i kanë me Kuvende të shteteve tjera të rajonit dhe të botës.
Në pjesën e dytë të takimit u bisedua për zgjidhjen e problemit shumë të ndieshëm të njohjes reciproke të diplomave univerzitare.
Gjatë diskutimit në këtë temë nga përfaqësuesja e BIRN – it u dha sqarimi se zyrja “SPARK” që ndërmjetësonte me Asociacionin e Univerziteteve Evropiane, i cili është i autorizuar për lëshimin e certifikatit të domosdoshëm për procedurën e nostrifikimit, e ka ndërprerë punën sepse është përmbyllur projekti që e ka financuar qeveria e Holandës.
Me këtë rast deputetët e Kuvendeve të Serbisë dhe Kosovës morën obligime që zgjidhjen e këtij problemi ta inicojnë në komisionet për arsimt të cilat së bashku me Ministritë e arsimit do të propozojnë qeverive dhe parlameneteve të Serbisë dhe Kosovës aprovimin e urdhëresave apo edhe ndryshimin e ligjeve përkatëse në mënyrë që të rregullohen modalitetet për procedura të shpejta që do të mundësojnë njohjen reciproke të diplomave univerzitare.
Në kuadër të zgjidhjes efikase të kësaj problematike u propozua që të përdoret niveli më i lartë i njohjes së diplomave me anë të procedurës së ekuivalentimit./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *