Riza Halimi ka takuar këshilltarin politik të Ambasadës Franceze në Beograd, Zherom Kell

457

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi dje në Beograd është takuar me këshilltarin politik të Ambasadës së Francës, Zherom Kell.
Në bisedën gjithpërfshirëse posaçërisht u trajtua gjendja shumë e vështirë ekonomike në Luginë të Preshevës e përcjellur me shkallë rekorde të papunësisë, problematika e ndieshme e mungesës së teksteve mësimore në shkollat shqipe si dhe problemet e ndieshme aktuale që po paraqiten lidhur me përgaditjet për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptarë në kontekst të qëndrimit diskriminues të qeverisë serbe, e cila po vazhdon t’i trajtojë Shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc me shifra të falsifikuara, rreth 100 herë të zvogëluara.
Përfaqësuesi i lartë i Ambasadës françeze tregoi interesim të posaçëm për këto tema, duke shprehur gadishmërinë për vazhdimin e kontributit të rëndësishëm të qeverisë së tij për këtë rajon.

Këshilli për Informim i Partisë
për Veprim Demokratik




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *