Rihapet kampi për emigrantë në Preshevë – transferohen 300 emigrantë nga viset e tjera të Serbisë

769

Tetë autobusë me rreth 300 migrantë kanë mbërritur në qendrën e pritjes në Preshevë nga veriu i Serbisë.

Masa erdhi pasi u arrit një rekord në muajin nëntor, derisa 3000 migrantë u përpoqën të arrinin në Bashkimin Evropian përmes Serbisë.

Qendra në Preshevë nuk ka qenë aktive për një vit e gjysmë. Gjatë kësaj kohe, qendrat funksiononin në komunat e tjera të Rrethit Pcinja, përkatësisht në Vranjë, Bujanoc dhe Bosilegrad.

Rreth dhjetë ditë më parë u riaktivizua dhe mbërriti një grup prej 400 migrantësh nga veriu i Sebosë, të cilët deri atëherë kishin qenë në objekte të improvizuara.

Migrantët, kryesisht janë janë të pamartuar – beqarë, të cilët mbërritën para disa ditës dhe tani do të qëndrojnë në Qendër gjatë dimrit.

Goran Qiriq nga Komisariati për Refugjatë dhe Migrim tregon se migrantët po pranohen dhe pajisen me „çati mbi kokë“, ngrohje, tre racione në ditë, kujdes mjekësor, veshëmbathje dhe këpucë.

Kapaciteti i Qendrës së Pritjes në Preshevë është rreth 1.000 vende, nga të cilat 800 janë në objekte të ngurta dhe ato janë pothuajse të plota.

Në Bujanoc nuk ka më vende për familje me fëmijë, dhe në Vranje ka dhoma boshe në motelin “Vranje”./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *