Rezultatet preliminare nga Medvegja: Shqiptarët e pësojnë keq, partia e Vuçiqit fiton shumicën absolute (Dokument)

514

Nga rezultatet preleminare të numruara nga Komisioni Lokal zgjedhor në Medvegjë, bëhet e ditur, se partia e Aleksandar Vuçiqit, ka fituar shumicën absolute, duke fituar rreth 62% të votave të përgjithshme.

Ajo që bie është tejet e dhimbshme, se shqiptarët do të kenë vetëm 3-4 ulëse në Asamblenë lokale nga gjithsjt 25 që numëron.

Lista Partia për Veprim Demokratik-Florim Sahiti ka fituar 273 vota, ndërsa koalicioni “Alternativa për Ndryshim-Partia Demokratike” i udhëhequr nga Marco Saljihu, ka marrë 392 vota.

Kujtojmë se, në përbërjen e kaluar, shqiptarët kanë pasur 8 asambleist në Kuvendin komunal të Medvegjës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *