Rexhep Selimi numëron dështimet e Kosovës në 10 vjet shtet

193
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një konferencë për medie, ka folur për të arriturat, sfidat dhe dështimet e shtetit të Kosovës në 10 vjet shtet.

Selimi ka akuzuar të gjitha qeveritë e paspavarësisë për keqqeverisje.

Ai ka thënë se stagnimi i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë ka filluar me rihapjen e negociatave me Serbinë.

Po ashtu, Selimi ka thënë se Kosova ka dështuar edhe në aspektin e integrimeve evropiane, duke përfshirë edhe mosanëtarësimin në UNESCO.

Më tutje, si dëshmim të Kosovës Selimi ka përmendur edhe Gjykatën Speciale, mosliberalizimin e vizave, mosshtrirjen e sovranitetit të në tërë territorin e Republikës dhe moskrijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Uroj që përvjetorët tjerë t’i shënojmë me më shumë suksese!”, ka thënë Selimi.

Krejt në fund, ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për heqjen e flamurit kombëtar të “Te rrethi” në Prishtinë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *