“Republika.rs” zbulon tentimin e rrëzimit të pushtetit gjithëshqiptar në Bujanoc – Ja skema

“Shumica qeverisëse në Bujanovac mund të ndryshonte dje, nëse këshilltarët e Partisë Socialiste të Serbisë, sikur të mos e kishin kundërshtuar”, zbulon portali serb Republika.rs

Sipas informacionit të këtij, ndryshimi i autoriteteve lokale në këtë komunë në jug të Serbisë mund të kishte ndodhur pasi gjashtë këshilltarë shqiptarë të pakënaqur, kryesisht të rinj, dolën me idenë për të ndryshuar koalicionin mbarëshqiptar që udhëheq me komunën e Bujanocit.

Siç shpjegon një bashkëbisedues I këtij portal, , ekzistonte një formulë matematikore, sipas së cilës, serbët praktikisht do të merrnin përsipër udhëheqjen e Bujanocit, nëse këshilltarët e socialistëve nuk do ta kishin parandaluar atë.

“Asambleja lokale në Bujanovc ka 41 këshilltarë, për shumicën, nevojiten 21 këshilltarë. Kjo shumicë mund të ishte siguruar, nëse marrim parasysh se SNS ka 10 këshilltarë, SPS 3 dhe Romët 2. Kur kësaj i shtohen votat e 6 këshilltarëve të pakënaqur shqiptarë, kjo do të nënkuptojë se qeverisja lokale mund të ndryshojë” – deklaron bashkëbiseduesi i Republika.rs

Sipas tij, këshilltarët nga radhët e SPS, konkretisht Stojança Arsiq dhe Vasko Maniq, të cilët vinin nga radhët e Grupit të Qytetarëve në listën e socialistëve, kundërshtuan këtë plan mirë të përpunuar.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq pas kësaj lëvizje skandaloze nga SPS, Arsiq, i cili ishte kryetar i komunës për dy mandate dhe nënkryetar për dy mandate, ishte i pari në listën e Partisë Socialiste të Serbisë. Ai u emërua në atë pozitë nga Ministri Novica Toncev, pranë SPS-së, përgjegjëse për jugun e Serbisë – thotë burimi ynë.

Spas tij, dhe e gjithë çështja Bujanocit, e cila mund të ketë pasoja në nivelin kombëtar, është veçanërisht interesante sepse djali i Stojança Arsiq, Sasha Arsiq, është koordinatori i Partisë Popullore të Vuk Jeremiq për rrethin e Pçinja.

Sidoqoftë, kjo nuk është e gjitha, pasi është sekret publik se djali i Novica Tonçevit është gjithashtu në lidhje të ngushta me Vuk Jeremiqin – deklaron bashkëbiseduesi i Republika.rs

Në çdo rast, vetëm shumica parlamentare në Bujanoc do të mbetet e njëjtë dhe vendimi i këshilltarëve të SPS do të mbetet “një turp përgjithmonë”, shkruan portal Republika.rs.

Kujtojmë që gjatë dites së mërkur (dje), në Bujanoc, është zhvilluar seanca e dytë e Asamblesë komunale./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.