Regjistrohet rasti i parë me morbill në Bujanoc, situata e qetë por e pasigurtë

540

Në Bujanoc është regjistruar rasti i parë i sivjetëm me morbill, sëmundje kjo e njohur në popull si fruthi.

Sipas epidemiologut nga Instituti i shëndetit piblik në Vranjë, Sllagjan Stankoviq, pavarësisht paraqitjes së rastit me morbill në Bujanoc, nuk ekziston ndonjë rrezik në territorin e rrethit të Pçinjës, Maqedonisë Veriore dhe pjesëve të tjera me ndonjë epidemi të mundshme.,

Stankoviq në një prononcim për Agjencinë Beta,  tha se një infeksion dhe një person erdhi në mars, pas kontaktit me të afërmit në Maqedonin e Veriut.

“Ne kemi një pacient tjetër të dyshimtë, por të dy rastet nuk janë të lidhura në mes vete. Një rrezik më të lartë nga epidemitë e fruthit në territorin e rrethit të Pçinjës nuk ekziston dhe mund të themi se situata është e qetë, por e pasigurtë”, tha Stankoviq.

Sipas tij në territorin e rrethit të Pçinjës masa të veçanta që lidhen me mbikëqyrjen e të zgjeruara dhe vaksinimit të detyrueshëm të fëmijëve, është në fuqi nga tetori 2017./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *