Regjistrohen edhe katër të infektuar me koronavirus në Bujanoc – ja sa të infektuar janë regjistruar përgjatë vitit 2020-të

Gjatë 24 orëve të fundit, në Bujanoc, janë regjistruar edhe katër raste positive me koronavirus.

Nga raporti I fundit I Shtëpisë së Shëndetit në Bujanc, bëhet e ditur se ditën e enjte (31 dhjetor), edhe katër qytetarë nga Komuna e Bujanocit, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas të të njejtit raport, gjatë muajit dhjetor, 243 persona nga Bujanoci, janë infektuar me koronavirus, derisa gjatë vitit 2020, respektivisht, që nga shpërthimi i pandemisë, me koronavirus janë identifikuar 681 qytetarë nga Bujanoci.

Megjithate, në ketë raport, nuk është bërë e ditur se sa qytetarë nga Komuna e Bujanocit, kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa sipas të disa të dhënave jozyrtare, besohet se COVID-19, i ka marrë jetën mbi 30 të inektuarve nga territori i Komunës së Bujanocit./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.