Regjistrohen edhe katër raste të reja me koronavirus në Bujanoc – ja sa të infektuarë janë regjistruar në janar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Bujanoc, janë regjistruar edhe katër raste të reja me koronavirus.
Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, të hënën e 18 janar, 13 qytetarë janë testuat me test antigjent ku katër prej tyre kanë rezultuar pozitiv, derisa me PCR test janë testuar tre qytetarë nga Bujanoci, nga ku asnjëri nuk ka rezultuar pozitiv.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, në Bujanoc, janë regjistruar 728 raste me me COVID-19, derisa në muajin janar të vitit 2021, pozitivë në koronavirus, kanë rezultuar 47 qytetarë nga Komuna e Bujanocit./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *