Redaksia e të përditshmes “Srpski telegraf” tendencioze gjatë raportimit për vdekjen e Jonuz Muslit

212

Raportimi mbi vdekjen e Kryetarit të Kuvendit komunal në të përditshmen “Srpski telegraf” përveç që ishte tendencioz dhe i shtrembëruar skajshmërisht, flet edhe për frymën antishqiptare që mbizotron në këtë redaksi. Një raportim i këtillë nuk i kontribuon përditshmërisë dhe jetesës normale ndërmjet qytetarëve të Komunës së Bujanocit.

Kjo papërgjegjësi totale dhe ky joprofesionalizëm i treguar, përveç që është tendencioz dhe i papranueshëm, paraqet edhe vazhdimin e kampanjës negative mbi Bujanocin, Luginën e Preshevës dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi.

Me këtë raportim, jo vetëm që fyhet figura e Kryetarit të Kuvendit, por, që me vendosjen e fotografisë së Kryetarit të Komunës së Bujanocit në këtë tekst, tentohet që të dëmtohet edhe imazhi i Komunës të cilën ai me mbështetjen e qytetarëve e përfaqëson./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *