Realizohet transferi i mjetëve nga Qeveria e Kosovës, Komuna e Bujanocit më e pasur për 50 mijë euro

359

Sot është ekzekutuar transferimi i mjeteve nga Qeveria e Kosovës në xhirollogarinë e Komunës së Bujanocit, mjete këto të ndara si donacion nga Qeveria Haradinaj për edukimin e të rinjëve shqiptarë me praktikë profesionale në Bujanoc.

Por, këto mjete, sot edhe zyrtarisht kanë arritë në “arkën” e Komunës së Bujanocit. Lajmin mbi transferimin e mjeteve nga Qeveria e Kosovës, e ka bërë të ditur vet kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, përmes një shkrimi në facebook.

“Vendimi i ish kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj nr 07/118 i datës 29.01.2020 për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 50.000€ me qëllim të aftësimit profesional të të rinjëve të komunës së Bujanocit, sot përfundimisht është realizuar.

Sapo janë transferuar mjetet financiare në xhirollogarinë e komunës. Që nga dita e parë pas marrjes së mandatit jam angazhuar maksimalisht që ta realizoj vendimin e ish kryeminstrit Haradinaj që të rinjëve tanë t’ia mundësojmë aftësimin profesional” – ka shkruar Arifi.

Ai për me tepër ka falenderuar Qeverinë e Kosovës dhe zyrtarët e saj që mbështetën kërkesësn e Komunës së Bujanocit për profesionalizimin e të rinjëve shqiptarë:

“Me këtë rast, shfrytëzoj rastin ta falemnderoj Qeverinë e Kosovës, e në veçanti ish kryeminisrtrin z.Haradinaj, ish ministrin z.Rafuna për ndarjen e këtyre mjeteve. Gjithashtu, një falemnderim edhe për drejtorin e përgjithshëm të Thesarit të Republikës së Kosovës z. Ahmet Ismailit dhe atë të Republikës së Serbisë për realizimin e këtij transferi dhe që nuk hezituan që nga telefonata e parë që kam bërë me ta për ta kryer sa më parë transferin.

E përshëndes një bashkëpunim të tillë dhe shpresoj që të vazhdojë edhe më tej” – ka shkruar Arifi.

Ky donacion prej 50 mijë eurove është ndarë në fund të muajit janar nga ministri i Financave kosovare, Lulzim Rafuna, me kërkesë të kryetarit të atëhershëm të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *