Reagon Shaip Kamberi: “Askush s’po i përmend hallet e qytetarit të zakonshëm ndaj të cilit, pushteti policor, po ushtron presion të vazhdueshëm”

204

Deputeti popullor Shaip Kamberi, ka reagur menjëher pas ftesës në bisedë informative, të kryetarit të OVL-së në Preshevë, Nazmi Hajredini.
Shaip Kamberi, deputet popullor nga rradhët Partisë për Veprim Demokatik, nëpërmjet të rrjetit social facebook, ka reagur ndaj ftesës së bërë nga pjestarët e MPB ndaj kryetarit të të OVL UÇPMB në Preshevë, Nazmi Hajredini.
Kamberi, ka akuzuar edhe pushtetet lokale të Bujanocit dhe Preshevës, me që, siç ka theksuar ai: “Nga “liderët fitimtare” po vazhdon lufta e pushtimit sa më të shpejtë të foteleve të KKSH-së, askush s’po i përmend hallet e qytetarit të zakonshëm ndaj të cilit, pushteti policor, po ushtron presion të vazhdueshëm.”
Për më tepër, ja reagimi i plotë, i kryetarit të degës së PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi: “Ftesa të reja për biseda informative
Derisa ne Bujanoc, nga “liderët fitimtare” po vazhdon lufta e pushtimit sa më të shpejtë të foteleve të KKSH-së, askush s’po i përmend hallet e qytetarit të zakonshëm ndaj të cilit, pushteti policor, po ushtron presion të vazhdueshëm.
Valë e re e ftesave për biseda informative (Rasti i Nazmi Hajredinit), kësaj here jo për terrorizëm, por, për “nxitje të urrejtjes ndërnacionale”, janë arsyet e ftesave që po i bëhen qytetarit, me të vetmin qëllim të mbajtjes së vazhdueshme të presionit ndaj tij individualisht, por, edhe ndaj shqiptarëve si kolektivet.”

Shaip Kamberi




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *