Reagon profesor Zairi nga Bilaçi: “Po diskriminohemi”

379

11356070_10153355982569634_1588122532_nProfesori i artit figurativ nga Bilaçi, Avni Zairi, së fundi ka reaguar ndaj veprimeve selektive të pushtetit lokal të Bujanocit, nga të cilat tre vendbanime shqiptare (Konçuli, Breznica dhe Muhoci) kanë përfituar projektdokumentacionin për ndërtimi e shtëpive të kulturës.

“Është shumë e pa drejtë të lihet anash një vendbanim shqiptar i madh si fshati Bilaç, që mos t’i përfillet premtimi i dhënë gjatë fushatës së 2012-tshit. Kjo tregon edhe një herë qasjen e pushtetit lokal ndaj “besnikrisë” së bilaçasve që kanë treguar për vite me rradhë” – thotë Zairi.

“Nuk jam kundër fshtrave në fjalë, por asesi nuk e kuptoj shpërfilljen e kërkesës së kahmotshme të të rinjëve nga Bilaçi, për pushtetarët e Bujanocit” – përfundon Zairi.

Megjithate, kryetari i komunës së Bujanocit,Nagip Arifi gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2012-të, në Bilaç kishte premtuar se do të ndërtonte shtëpinë e kulturës, fushën e sportit dhe sallën për aktivitet fizike në shkollën fillore të po këtij fshati./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *