Reagon Mustafa mbi vizitën e ministrit Vulin në Bujanoc dhe shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë

Gjatë së martes,kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka reaguar rreth dy ngjarjeve që ndodhën në Bujanoc e Preshevë që sipas Mustafës, tregojnë qasjen që Qeveria e Serbisë ka karshi shqiptarëve në këtë rajon.

Mustafa, fillimisht ka reaguar ndaj vizitës së Ministrit serb të Policisë, Aleksandar Vulin, për faktin që ai vazhdimisht provokon shqiptarët dhe vendimit të Ministrit të shëndetësisë serbe, mbi shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook :

NATYRA DISKRIMINUESE INSTITUCIONALE SHTETËRORE ENDE VAZHDON TË BËHET PËRCAKTUESE E POLITIKAVE DISKRIMINUESE

Sot, dy ngjarje shkaktuan shqetësime tek qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Ministri racistë e ksenofob i Punëve të Brendshme, z. Aleksandër Vullin vizitoi stacionin policorë në Bujanoc duke provokuar shqiptarët, në anën tjetër Ministri i Shëndetësisë z. Zllatibor Lonçar ka shkarkuar nga posti të vetmin drejtor shqiptarë të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë.

Pra, në rastin e parë, në institucionin ku janë të nënpërfaqësuar shqiptarët >> qoftë si numër i përgjithshëm qoftë në zinxhirë komandues <<, Ministri Vulin me prezencën e tij, injorimin e institucioneve lokale dhe gjuhën e tij kërcënuese ndaj shqiptarëve të Luginës nxit polarizim ndëretnik në Bujanoc. Polarizime që nuk kanë ekzistuar edhe në kohërat e luftërave të përgjakshme.

Për derisa, rasti i dytë – Ministri Lonçar me vendimin e tij për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë vërteton se politikat e nënshtrimit dhe servilizmit funksionojnë deri në momentin që i shërbejnë Beogradit. Nuk ishte shkaktuar kur kishte arsye, andaj u shkarkua pa arsye.

Qeveria centraliste e partisë-shtet në Beograd nuk ka treguar gatishmëri për dialog, për respektimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve, që është edhe detyrim ligjor dhe kushtetues i Qeverisë së Republikës së Serbisë. Përkundrazi, natyra diskriminuese institucionale shtetërore ende vazhdon të bëhet përcaktuese e politikave diskriminuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *