Reagon ministrja Haradinaj – Stublla: “Për Serbinë, vetëm shqiptari i vdekur është i mirë!”

Pas ngritjes së padisë nga Gjykata e Vranjës, ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, “për shkelje te ligjit mbi përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit zyrtar”, ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtmë në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla.

Ajo, përmes një reagimi në facebook, ka thënë se Serbia punon pa rreshtur për ta ndalur secilën frymë shqiptare, secilën shenjë, simbol e trashëgimi me të cilën identifikohet populli shqiptar, si ndër më të hershmit, autokton të këtij rajoni.

“Si shtet me të kaluar të pandëshkuar gjenocidale e kriminale, Serbia punon pa rreshtur për ta ndalur secilën frymë shqiptare, secilën shenjë, simbol e trashëgimi me të cilën identifikohet populli shqiptar, si ndër më të hershmit, autokton të këtij rajoni. Është veprim i paprecedent e i papranueshëm, shkelje flagrante e të drejtave themelore e njerëzore padia e ngritur nga Gjykata e Vranjës ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, z.Ragmi Mustafa për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e këtij Këshilli, më 28 nëntor 2020” – ka shkruar në reagimin e saj, ministrja Meliza Haradinaj Stublla.

Sipas saj, kryetari i KKSH-së, akuzohet nga shteti i cili ende i ka duart e përlyera nga luftërat e shkaktura në rajon, kundër të gjitha etnive joserbe

Z.Mustafa akuzohet nga shteti i cili i ka ende duart e përlyera nga luftërat e shkaktuara në rajon kundër të gjitha etnive joserbe – “për kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar.” – ka shkruar ministrja kosovare për Punë të Jashtme.

Më poshtë, mundë të lexoni të plotë, reagimin e ministres Meliza Haradinaj – Stublla pas ngritjes së padisë nga Gjykata serbe, daj kryetarit të KKSH-së, Ragmi Mustafa:

 

PËR SERBINË VETËM SHQIPTARI I VDEKUR ËSHTË I MIRË!

Si shtet me të kaluar të pandëshkuar gjenocidale e kriminale, Serbia punon pa rreshtur për ta ndalur secilën frymë shqiptare, secilën shenjë, simbol e trashëgimi me të cilën identifikohet populli shqiptar, si ndër më të hershmit, autokton të këtij rajoni.

Është veprim i paprecedent e i papranueshëm, shkelje flagrante e të drejtave themelore e njerëzore padia e ngritur nga Gjykata e Vranjës ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, z.Ragmi Mustafa për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e këtij Këshilli, më 28 nëntor 2020.

Z.Mustafa akuzohet nga shteti i cili i ka ende duart e përlyera nga luftërat e shkaktuara në rajon kundër të gjitha etnive joserbe – “për kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar.”

Si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës në vizitën në Preshevë, dhe në vazhdimësi kam kërkuar dënimin e kësaj politike shoviniste e raciste e cila është pengesë e patejkalueshme për ndërtimin e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perendimor. Kosova si shtet i ri, me vlera pro-perëndimore e demokratike vazhdon të kujdeset për mbrojtjen e interesave të bashkëkombasve tanë kudo që jetojnë dhe në këtë drejtim ne do të përdorim të gjithë mekanizmat e mundshëm vendorë e ndërkombëtarë për ta sensibilizuar këtë shkelje flagrante nga shteti i Aleksandër Vuciqit, ish-zëdhënësit të regjimit famkeq të Miloshevicit për të cilin vazhdon doktrina e shekullit të kaluar se “vetëm shqiptari i vdekur është i mirë!”

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës do të përshkallëzojë edhe më tutje veprimin diplomatik duke e denoncuar jo vetëm këtë rast, por të gjitha shkeljet ndaj të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi, në të gjitha instancat ndërkombëtare, duke përfshirë Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, BE-në, OSBE-në, dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Menjëherë sonte kam nisur letra tek Ambasadorët e Quintit në Serbi, vendet aleate të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Organizatat Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut etj.

Askush më, kurrë dhe në asnjë vend nuk do të mund ta pengojë, as me gjykata, as me topa e artileri, valvitjen e lirë e krenare të flamurit kombëtar kuq e zi, tash edhe për krah flamurit të Kosovës, si dëshmi për Kosovën tonë të pavarur, të paprekshme në secilën pëllëmbë të saj, e me orientim të pastër Euro-Atlantik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.