Reagon Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës: “Ngritja e padisë ndaj kryetarit të KKSh-së, akt i cili është në kundërshtim me parimet e mbrojtjes dhe mos diskriminimit të pakicave kombëtare” (FOTO)

211

Rreth padisë së ngritur ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla në profilin e saj zyrtar në Tëitter.

Mes tjerash ministrja Haradinaj u shpreh : “Akt ky i cili është në kundërshtim me parimet e mbrojtjes dhe mos diskriminimit të pakicave kombëtare , si dhe është qasje kundër produktive për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjithashtu ajo shtoi :” Sërbia duhet të angazhohet dhe të mbrojë dhe avancojë pozitën e shqiptarëve në Serbi, njejt sikur Kosova vepron me minoritetet në këtë shtet, ku pakicat kombëtare kanë të drejta të garantuara, dhe të të përmbahet nga aktet e motivuara politikisht ndaj shqiptarëve…

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka pranuar një aktakuzë të ngritur ndaj tij në cilësinë e kryetarit për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në godinën e KKSH me 28 Nëntorin e vitit të kaluar./Nacionali/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *