Reagon kryetari Shaip Kamberi, ndaj dekleratave raciste të kryeminitres serbe, për shqiptarët e Kosovës: Ana Bërnabiq para ambasadorit të BE-së, i paraqet shqiptarët e Kosovës, si “njerëz që posa kanë ardhur nga mali”

708

Pas dekleratës skandaloze të kryeminitres serbe, Ana Bërnabiq, se: “Keni punë me njerëz që bukualisht kanë dal nga mali”, duke iu referuar shqiptarëve në Kosovë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili ka shkruar: “Qasja e saj (Ana Bërnabiqit), e bazuar në stereotipet serbe ndaj shqiptarëve të krijuara që në Luftërat Ballkanike, qëllimi i të cilëve ishte që shqiptarët të paraqiten si njerëz të egër për t’u arsyetuar okupimi i tokave të tyre, pas tërheqjes së Perandorisë Osmane, tregon më së miri se pikëpamja aktuale serbe ndaj shqiptarëve është raciste duke i konsideruar ata si njerëz inferiorë.”

Deklerata skandaloze mbi shqiptarët të kryeministres serbe, vijnë gjatë një konference për media me shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, Sem Fabrici.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ka deklaruar se është e shqëtësuar dhe se i frikësohet situatës në Kosovë, përshkakë se Prishtina nuk po mendon racionalisht edhe për kualitetin e jetës së zhqiptarëve në Kosovë, deri sa Beogradi është palë reacionale dhe për atë arsye në këto moment ka paqe dhe qetësi në në Kosovë.

Keni punë me njerëz që bukvalisht kanë dal nga mali. Për ata është njejtë, sikur atje të ketë luftë apo të mos ketë, dhe kjo më frikëson” – ka vlerësuar Ana Bërnabiq në një konferencë për gazetarë me shefin e Delegacionit Evropian në Serbi, Sem Fabrici.

Ndërsa kryetari i Komunës së Bujaocit, Shaip Kamberi, i ka reaguar dekleratave tendencioze të kryeminitres serbe, nëpërmjet profilit të tij në facebook, ku ka shkruar:

“Narracionet e fashizmit, ksenofobisë dhe racizmit po bëhen përditshmëri e fjalorit të zyrtarëve më të lartë serb në raport me shqiptarët.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, sot, publikisht, në prezencën e shefit të Delegacionit të BE-së, Sam Fabrizzi, duke i paraqitur shqiptarët e Kosovës si “njerëz që posa kanë ardhur nga mali” shpreh pikëpamje raciste ndaj një kombi.

Qasja e saj, e bazuar në stereotipet serbe ndaj shqiptarëve të krijuara që në Luftërat Ballkanike, qëllimi i të cilëve ishte që shqiptarët të paraqiten si njerëz të egër për t’u arsyetuar okupimi i tokave të tyre, pas tërheqjes së Perandorisë Osmane, tregon më së miri se pikëpamja aktuale serbe ndaj shqiptarëve është raciste duke i konsideruar ata si njerëz inferiorë.

Ditë më parë misistri serb i mbrojtjes i quan “shiptari” dhe krenohet me atë që e ka thënë, ndërkohë, vet presidenti serb, në paraqitjen e tij para deputetëve në Parlament, shqiptarët gjatë gjithë kohës i kishte kualifikuar si dhunues e grabitës.

Kjo nuk është rruga e pajtimit të cilën do të duhej ndjekur në ndërtimin e raporteve të reja mes dy kombeve, e sidomos jo shteti i cili në Kosovë ka kryer krime të rënda kundër njerëzimit .

Fjalori dhe mendësia e Jovan Cvijiqit, Vaso Çubrilloviqit etj. janë fundja fatkeqësia e vet Serbisë. Ato flasin për vet Serbinë.
Iluzioni për superioritet klasor e kulturor është edhe tregues i prapambeturisë së elitave politike në Serbi.

Fyejnë vetën mbi gjithash. Janë edhe qesharak.

Nuk pritet prej Ana Bërnabiqit të kërkoj falje për këto pohime. Me sa duket nuk e ka bërë edukimi dhe formimi punën e duhur me kohë.

Përgjigjen e mori pikërisht sot nga shefat e Fabrizzit në Bruksel, që qartë dëshmuan se sa larg është Serbia nga vlerat evropiane.

Mbase janë tek legjenda qesharake e serbëve që “hanin me lugë të arit kur Evropa hante me duar”. Ndoshta kjo është bibliografia dominuese në bilbiotekën e Ana Bërnabiqit. Me librat për Karaxhiqin dhe Mlladiqin heronj?
Nuk i ndihmojmë dot ne shqiptarët 
🙂”




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *