Reagon Kamberi: Le të nervozohet kush të dojë, Kosova është shtet dhe pikë (FOTO)
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Republikan në Beograd, Shaip Kamberi, ka reaguar pas provokimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili postoi një hartë të Kosovës me flamurin serb në të, raporton Zeri.info.
Kamberi ka thënë se Kosova është shtet dhe pikë.
“Le të nervozohet kush të dojë, ama Kosova është shtet dhe pikë”, ka shkruar ai në Facebook, teksa pa publikuar një fotografi të flamurit të Kosovës me mbishkrimin “Deri në përjetësi”.
Reagime pati edhe nga qytetarë në rrjete sociale, që kërkuan t’i bëhet “report” faqes së Vuçiqit në Instagram. /Zëri