Reagojnë dy ministrat e jashtëm shqiptarë: Të ndërpritet urgjentisht pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

171

Dy ministrat shqiptarë për punë të jashtme, Gent Cakaj dhe Meliza Haradinaj-Stublla, gjatë ditës së sotme kanë lëshuar një dekleratë të përbashkët, përmes të cilës kanë shpreh shqetësimin e tyre, lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sipas Ministrit për Punë të Jashtme dhe Evropë të Shqiprisë, Gent Zakaj dhe ministres kosovare për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, “fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është duke krijuar jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të paskatë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfsirë të drejtën e votës.”

Që rë dy ministrant, “autoriteteve të Serbisë ta ndërprejnë menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por edhe një shpërfillje të plotë të standardeve demokratike të përgjithësisë” – thuhet në dekleratën e përbashkët të du ministrave Cakaj e Haradinaj-Stublla.

Më poshtë, mundë t’a lexoni të plotë dekleratën e përbashkët në lidhje me pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të lëshuar ministrat Gent cakaj e Meliza Haradinaj-Stublla.

“Në cilësinë e udhëheqësve të politikës së jashtme të republikës së Kosovës dhe Shqiprisë, shprehim shqetësimin e thellë për procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga autoritetet e Serbisë, veçenarisht në Medvegjë, por edhe Bujanoc e në Preshevë”.

Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është duke krijuar jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të paskatë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfsirë të drejtën e votës.

Kjo praktikë shtetërore e zbatuar në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe të qëllimshme përbën edhe një formë të re të shtypjes së ushtruar ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë insitucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërprejnë menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por edhe një shpërfillje të plotë të standardeve demokratike të përgjithësisë.

Po ashtu, ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse ndërkombëtare në rradhë të parë Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve të këshillit të Evropës dhe Komisonerit të lartë të OSBE-së për Minoritete Kombëtare, për ta përcjellë këtë proces me vëmendje të shtuar dhe për të vepruar për parandalimin e këtij procesi me pasoja afatgjata ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Republika e Kosovvës dhe Shqipërisë mbesin të përkushtuara për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe besojnë thellësisht në të ardhmen evropiane të gjithë Ballkanit Perëndimor. Sidoqoftë, duhet theksuar se kjo para së gjithash nënkupton njohje të ndërsjellë, trajtim të barabartë dhe respektim të plotë të standardeve demokratike.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *