Reagim i BIPMB: “Nuk është kompetencë vetëm e KBI-së të therrë kurbana në mënyrë të organizuar”

354

kurbani-ovceKëshilli i Bashkësisë Islame për Bujanoc, i cili vepron në kuadër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë  (BIPBM), reagon kudër deklaratës së Sulejman Fejzullahut, kryetar i Mexhlisit të KBI-së, të publikuar në portalin www. bujanoci.net, më 09.21.2015, me titull: “Therja e kurbanave nga OJQ-të, akt i pakontrolluar dhe jo i drejtë”. .

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame për Bujanoc, Bejtulla Bejtullahu, në reagimin e tij, konstaton se Apeli i Mexhlisit”KBI” , të cilën e drejton Sulejman Fejzullahu, nuk është Këshill, por Mexhlis dhe se si i tillë nuk ka të drejtë të thirret se vetëm ai ka në kompetencë therjen e Kurbanave.

Askush nuk ka të drejtë të shpallet si i vetëm në grumbullimin dhe shpërndarjen e Kurbanave, e aq më pak kur vjen ai nga një Mexhlis, i cili deklarohet se këtë mision e ka tradicional. Sot në botë kemi me mijëra institucione, shoqata e individ, të cilët për këtë festë kaq të madhe bëjnë therjen e Kurbanave dhe në këtë mënyrë mundohen, që as një sofër e myslimanëve të mos mbetet pa mish kurbani.

“Kurban Bajrami, është një festë e cila në vete ka vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, si dhe me vete bart porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore. Gjithashtu, Haxhi dhe Kurbani, determinojnë secila në mënyrën e vetë vlerat më fisnike e më madhore për individin dhe shoqërinë”, thuhet në reagimin e

Kryetarit të KBI-së, Bejtulla Bejtullahu, njofton Qendra për Informim e BIPMB-së.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *