Rasim Lajiq “zbulon” konfliktin Thaçi-Haradinaj në rastin e ‘gylenistëve’

217

Konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje për çështjen e Kosovës, por vetëm shtyrje e zgjidhjes. Kështu i ka deklaruar RTS-së nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Rasim Lajiq, i cili shfaq bindjen se në këtë moment as Beogradi, as Prishtina nuk janë të gatshme për zgjidhje përfundimtare, transmeton Koha.net.

Sipas tij, stabilizimi i rrethanave në Kosovë dhe vazhdimi i dialogut me Prishtinën nuk ka alternativë, pavarësisht nga pikëpamjet se (konflikti) duhet ngrirë.

Lajiq ka thënë se “topi vetëm pjesërisht është në oborrin tonë dhe pres hapin e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Prishtinës. Atë (problemin) duhet ta zgjidhim me dialog, meqë ai nuk ka alternativë, por duhet të këmbëngulim për zbatimin e marrëveshjeve dhe njëherësh të kërkojmë aleatë politikë, transmeton Koha.net.

Në lidhje me dialogun e brendshëm për Kosovën, ai ka thënë se është e vështirë të pritet që të gjithë të pajtohemi rreth Kosovës, por është mirë që kemi dialog dhe që ka mendime të ndryshme.

Nuk e shoh çfarë mund të sjellë konflikti i ngrirë. Ithtarët e kësaj qasjeje konsiderojnë se duhet pritur klimë më të favorshme politike për Serbinë. Por, çfarë do të ndodhë nëse konteksti ndërkombëtar nuk ndryshon në favor tonin, është shprehur zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiq, transmeton Koha.net.

Kur është fjala për anëtarësim në BE, Lajiq konsideron se rruga e Serbisë (në atë drejtim) më së shumti varet nga zgjidhja e problemeve me Kosovën. Kjo nuk është fshehtësi, ndoshta as fer, meqë asnjë vendi nuk i janë vënë këso kushtesh, por s’kemi ç’bëjmë, duhet të përshtatemi.

Hapat e Prishtinës, sipas tij, janë të paparashikueshëm, ndër të tjera, edhe për shkak të protezave të papërputhshëm të Qeverisë dhe të presidentit, gjë të cilën e ka vënë në dukje përmes mesazhit drejtuar Haradinajt nga presidenti turk.

Arrestimet ditë më parë (të shtetasve turk) shënojnë kulmin e asaj që tash e shumë kohë vlonte që nxori në sipërfaqe konfliktin midis Thaçit e Haradinajt, ka thënë Lajiq dhe ka shtuar se marrëdhëniet e Prishtinës me Turqinë do të varen nga rezultati se kush prej tyre do të dalë fitues, transmeton Koha.net.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *