Ramizi: Janë kapur 22 qenë endancak, aksioni do të vazhdojë edhe gjatë javëve të ardhshme në Bujanoc

Gjatë javës së kaluar, punëtorët e “Stacionit të Veterinarisë në Bujanoc”, kap kapur 22 qenë endancak në lokacione të ndryshme të Komunës së Bujanocit, respektivisht për-rreth objekteve shkollore në Bujanoc, Tërnoc dhe institucioneve administrative.

Sipas Metin Ramizit, kryeshef i Drejtoratit për Punët e Inspeksionit, aksioni i javës së kaluar, për kapjen dhe sterilizimin e qenëve endancak, do të vazhdojë edhe gjatë javëve të ardhshme, varësisht kërkesave të qytetarëve.

“Bazuar në kërkesat e qyetatërëve tanë, kemi urdhëruar Stacionin e Veterinarisë në Bujanoc, që të nis aksionin për kapjen e qenëve endancak, duke dashur që të eleminojmë rrezikun për qytetarët” – ka thënë, Metin Ramizi, kryeshef për Inspekcion në Administratën komunale të Bujanocit.

Sipas tij, deri më tani janë kapur 22 qenë endancak, ndërsa janë vërejtur edhe disa të tjerë në sheshin e qytetit e që në afat sa më të shkurtër kohor, do të kapen dhe do të trajtohen nga Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc.

Ramizi, bëri edhe një apel për qytetarët e Bujanocit, në rast se, ndonjë qenë shtëpiak, nuk posedon shenjë identifikimi (qafore apo rryp), personi përgjegjës për kapjen e qenëve, nuk mbanë përgjegjësinë për sterilizimin apo kastrimin e këtyre qenëve shtëpiak./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.