RAMAZANI dhe DIABETI

Shkruan: Dr. Erduan Sefedini, internist-endokrinolog

Agjerimi gjate muajit te Ramazait konisderohet obligim per cdo Musliman i cili eshte ne gjendje te beje kete. Agjerimi ne fene Islame nenkupton se nga para agimi e deri pas perendimit agjeruesi eshte i privuar nga konsumi me goje qofte te ushqimit, lengjeve ose marrjes se medikamenteve. Agjerimi ne te njejten kohe nuk eshte i menduar qe te rrezikoje jeten e njeriut. Nje moment i rendesishem ne vendimin per te agjeruar ose jo eshte nese gjendja shendetesore e lejon kete.

Agjerimi me semundje te sheqerit ose diabet eshte nje sfide e vecante. Semundja e sheqerit eshte nje semundje ne rritje te vazhdueshme me pasoja te renda per shendetin nese nuk mbahet nen kontorolle. Ne mesin e te rriturve ne nivel boterore diabeti ka nje shtrirje ~ 7%, qe i bie se diabetik te fese Islame jane diku ~120 milion. Sipas studimeve ne vendet Islame rrethe 50 milion diabetik e mbajne agjerimin. Eshte me rendesi qe cdo profesioniste shendetesore (besoje ketu edhe ne rolin e predikuesve te fese Islame) te kuptojne rrezikun e mundshem per shendetin e cdo diabetiku dhe te percjellin ate ne menyren me te mire qe ata vete te jene te vetedijshem per vendimin qe do te marrin.

Megjithate shume diabetik insistojne ne mbajtje te agjerimit duke e rrezikuar seriozisht shendetin. Me vendimin e tyre pro agjerimit ata jo vetem qe rrezikojne veten por edhe obligojne familjet e tyre per perkujdesje te vazhdueshme ne rast te perkeqesimit te gjendjes.

Rreziqet nga agjerimi me semundje te sheqerit jane disa, prej te cileve me te shpeshta jane:
Hipoglikemia – ulja e sheqerit ne gjak
Hiperglikemia – ngritja e sheqerit ne gjak
Dehidrim – humbja e tepert e langjeve prej trupit.
Hipoglikemia – ulja e sheqerit ne gjak, eshte nje gjendje qe rrezikon seriozishte jeten dhe ne total 2-4% e diabetikeve me tip 1, vdesin nga gjendja e hipoglikemise edhe pa agjerim. Gjate agjerimit mundesia per hipoglikemi rritet per 5-7 here.
Hiperglikemia – ngritja e sheqerit ne gjak po ashtu eshte gjendje qe rrezikon jeten dhe konsiderohet se eshte pasoje e ndryshimit te menyres te te ushqyerit dhe modifikimit (zvogelimit te dozave) te terapise me qellim te evitimit te gjendjeve te hipoglikemise.
Dehidrim – humbja e tepert e langjeve prej trupit eshte pasoje e privimit nga konsumi i ujit dhe lengjeve dhe po ashtu si pasoje e djeresitjes se tepert gjate diteve te nxehta.

Eshte me rendesi te ritheksohet se vendimi per mbatje te agjerimit duhet te merret pas konsultimit me profesioniste shendetesore. Ne shumicen e rasteve vendimi duhet te jete se agjerimi nuk duhet te mbahet. Megjithate ne rast te vendimit per te agjeruar duhet te i permbaheni disa keshillave:
Beni matje te shpeshte te sheqerit ne gjak, sidomos 2 ore pas Iftari
Permbahuni nga ushqimi i tepruar vecmas per darke (Iftare)
Mbani peshen e njejte gjate tere kohes se agjerimit
Mbani aktivitet ditore qe nuk dallon shume nga para agjerimi
Nederpreni agjerimin sa te shihni se keni levizje te medha te sheqerit ne gjak pas ushqimi dhe gjate dites.

Sa i perkete terapise. Nuk ka ndonje sheme te Insulines qe te jete ideale per mbajtje te agjerimit. Ndoshta me mire do te ishte qe insulina te ndahet dhe te aplikohet vecmas insulina me veprim te shpejte dhe po ashtu si e vecuar te aplikohet insulina me veprim te gjate sipas nevojave individuale. Pacientet ne terapi me tableta duhet te kene kujdes ne perdorim te tabletave qe e bejne rritjen e insulines ne gjak, GLIMUR, TRICAL, DIABOS, GLIBENKALMID etj.

Rekomandim: Pacientet me diabet, sidomos ata ne terapi me insulin nuk duhet te agjerojne. Eshte nje vendim qe duhet te merret domosdo pas konsultimeve me profesioniste shendetesore.

Per fund:
Urimet me te mira per muajin e Ramazanit.
Wishing all Muslims Ramadan Mubarak.

Dr. Erduan Sefedini, internist-endokrinolog

Leave a Reply

Your email address will not be published.