Ramadani priti në takim përfaqësuesen e UNHCR në Serbi, Francesca Bonelli – merrë mbështetje për çështjet sociale në Bujanoc
Kryetari i Asamblesë komunale të Bujanocit, Enver Ramadani i shoqëruar nga sekretarja e Kuvendit, Nermine Aliu – Ademi, ka pritur sot në takim, përfaqësuesen e UNHCR në Serbi, Francesca Bonelli,.
Sipas Ramadanit, në takimin e sotëm të zhvilluar në Bujanoc me Francesca Bonelli ka biseduar për çështjes sociale dhe problemet sociale me të cilat preokupohen qytetarët e Bujanocit,e që zonja bonelli, ka premtuar mbështetje.
“Sot, në vizitë pritëm përfaqësuesen e UNHCR në Serbi znj. Francesca Bonelli, me të cilën diskutuam për çështjet sociale në Komunën e Bujanocit. Znj. Bonelli premtoi bashkëpunim të hapur për gjitha problemet sociale me të cilat preokupohen qytetarët e komunës sonë, e që bien në mandat të UNHCR në Serbi” – ka shkruar Ramadani pas takimit.
Përfaqësuesja e UNHCR në Serbi, Francesca Bonelli, gjatë ditës ka zhvlluar takime të ndara edhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe zëvendësin e tij, Shqiprim Musliu./LUGINALAJM/