Ramadani nga ambasadori Jashari, kërkon mbështetje më të fuqishme të institucioneve kosovare

Ambasadori kosovar në Beograd, Jetish Jashari, gjatë ditës ka qëndruar për vizitë në Buajnoc. Ai fillimisht, ka takuar, kryetarin e komunës së Bujanoct, Nagip Arifi, e më pas në takim është pritur edhe nga kryetari i Asamblesë komunale të Bujanocit, Enver Ramadani.

Pas takimit, ëshët kryetari i Kuvendit komunal, Enevr Ramadani, që nëpërmje profilit të facebook-ut ka deklaruar se me shefin e Zyres ndërlidhëse të republikës së Kosovës, biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës së Bujanocit.

“Sot, në takim prita Shefin e Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd z.Jetish Jasharin, me të cilin diskutova për problemet që ballafaqohen qytetarët e Komunës së Bujanovcit” – ka shkruar Ramadani në facebook.

Ramadani për më shumë nga amabasadori Jasahri, ka kërkuar mbështetje të fuqishme nga institucionet përkatëse të Kosovës.

“Kërkova mbështetjen edhe me të fuqishme nga institucionet përkatëse të Kosovës për trajtiminin e të gjitha problemeve që preokupojnë qytetarët e Komunës sonë” – ka shkruar kryekuvendari Enver Ramadani në facebook.

Më poshtë, mundë të lexoni të plotë shkrimin e kryetarit Enver Ramadani pas takimit me ambasadorin kosovar në Beograd, Jetish Jasharin:

Sot, në takim prita Shefin e Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd z.Jetish Jasharin, me të cilin diskutova për problemet që ballafaqohen qytetarët e Komunës së Bujanovcit.
Ndër ta, theksova edhe problemin e rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë në Luginë e që është pasivizimi I adresave,i cili duhet të trajtohet edhe si problem institucional i Republikës së Kosovës.
Gjithashtu kërkova mbështetjen edhe me të fuqishme nga institucionet përkatëse të Kosovës për trajtiminin e të gjitha problemeve që preokupojnë qytetarët e Komunës sonë.
Falënderova edhe për ndihmën financiare që Kosova po i bën Luginës, konkretisht Bujanocit kohëve të fundit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *