Ramadani, Mitroviqit: Hajde në seancë, i merr 18 mijë dinarë pagë, a promovon vetëm Banjën e Bujanocit–ai i përgjigjet: Kur të vijë unë, Ti nuk do të jesh më kryetar i Kuvendit

Në seancën e sotme të Asamblesë komunale të Bujanocit, kryetari Enver Ramadani, përmes foltorës së kuvendit, e ka ftuarin të parin e SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, që të vijë dhe të marrë pjesë në punimet e Kuvendit lokal, njëherit të i numëroj se sa këshilltarë komunal janë present në sallë.

“Mitroviq, si këshilltar, merr 18,000 dinarë çdo muaj, dhe në vend që të punojë në Kuvend, ai merret me promovimin e Banjës së Bujanocit” – ka deklaruar Ramadani.

Kryekuvendari bujanocas,  Enver Ramadani theksoi se 27 këshilltarë janë të pranishëm në seancë, duke deklaruar se do të ishte mirë nëse Mitroviq do të ishte prezent për ta parë vetë, me që, shpesheherë ai po potencon se një numër i konsiderueshëm I këshilltarëve nuk po marrin pjesë në punimet e kuvendit komunal.

Nga an tjetër, i pari i SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, përmes portalit serb, i është kundërpërgjigjur thirrjeve të Enver Ramadanit, se: “Enver Ramadani është kryetari më i keq i Asamblesë Komunale të Bujanocit, më të keq, nuk mundë ta gjenim”.

Ashtu është, unë merrem edhe me Banjën e Bujanocit, sepse më kërkuan qytetarët. Problemi është se Ramadani nuk po bën asgjë. Kur të kthehem në Kuvend, Ramadani nuk do të jetë kryetar, më” – ka deklaruar Mitroviq, për “Bujanovacke”.

Megjithate, përkundër paralajmërimit ditë më parë nga Nenad Mitroviq, kryetar i Partisë i Përparimtare serbe në Bujanoc, se së shpejti pritet që disa këshilltarë të pakënaqur shqiptarë, do ta braktisin shumicën shqiptare, dhe do ti bashkohen opozitës së tanishme./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.