Rama takon Vuçiqin: Rritja e bashkpunimit Shqipri-Serbi dhe kujdesi i veçant për shqiptarët e Luginës!

186

Në ditën e dytë të samitit të Beogradit mes Kinës dhe vendeve të Europës Jug-lindore, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq. 

Vet kryeministri shqiptar Edi Rama, ka shkruar në facebook që po fillon një ndryshim real në raportet Shqiprëi – Serbi dhe ka ripërsitur kërkesën për kujdesin e veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Takimi, që ka përfunduar rreth mesditës, është zhvilluar pa praninë e mediave. Burime i ka thanë Top Channel-it se në të është rënë dakort mes dy vendeve për të krijuar një frymë më pozitive bashkëpunimi dhe në këtë frymë është nënshkruar edhe një marrëveshje mes Ministrive të Transportit për njohjen reciproke të patentave.
Mësohet se Kryeministri Rama i ka ripërsëritur ftesën Vuçiç për të vizituar Tiranën dhe rasti më i mirë që kjo vizitë të ndodhë është periudha mars-prill e vitit të ardhshëm kur do të zhvillojë punimet një forum ekonomik në Tiranë.
Thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve është konsideruar si jetik për integrimin e rajonit në Bashkimin Europian dhe është njëra prej çështjeve të diskutuara edhe në samitin e Berlinit të organizuar nga Kancelarja Angela Merkel me vendet e Ballkanit Perëndimor. /LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *