Rama: Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen nëse nuk hyjmë në BE

195

Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se bashkimi i vendit të tij dhe Kosovës nuk mund të përjashtohet në qoftë se perspektivat e hyrjes së rajonit në BE vazhdojnë të zbehen.
I pyetur në lidhje me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, Rama për “Politico” në Bruksel, tha se nuk ishte dëshira e tij, por kjo është një alternativë e mundshme për dyert e mbyllura të BE-së.

“Askush nuk dëshiron aleanca të vogla, të gjithë duan në bashkimin e madh. Por, nëse nuk ka shpresë, nuk ka të ardhme, nuk ka vend, pastaj, sigurisht, mund të ndodhin bashkimet e vogla”, tha Rama.

Megjithatë, Rama beson se për të gjithë në Ballkan, BE-ja duhet të jetë qëllimi, por në qoftë se nuk ka shpresë atëherë duhet menduar në lidhje me “bashkimet e vogla”.

Sipas tij, Evropa do të përjetojnë një “makth” nëse Ballkani “çmendet” për shkak se zgjerimi i Unionit (Europian) mund të jetë jashtë rendit të ditës.

“Rajoni do të bëhet një zonë gri në të cilën aktorët e tjerë kanë një rol më të fuqishëm se Bashkimit Evropian”, ka thënë Rama. Rama paralajmëron se braktisja e anëtarësimit të mëtejshëm do të thotë destabilizim i gjithë Evropës.

“Është një problem në të kuptuarit, mungesa e vizionit e të kuptuarit se rajoni ka nevojë për Europën, dhe se Europës i duhet rajoni. Si mundet Unioni të jetë i sigurt nëse Ballkani çmendet? Si mund të lejojë BE-ja që zemra e saj të jetë një zonë gri? Kjo është e pakuptimtë, kur flasim për mbrojtjen dhe sigurinë”, tha Rama./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon