Raincë-Preshevë: Portieri(41) i shkollës “krijon” lidhje të afërtë me nxënësen 13-të vjeçare

309

Një portier i shkollës fillore “Zenel Hajdini” të fshatit Raincë të Preshevës, ka përfunduar në pranga, pasi që, dyshohet se ka kryer vepër penale, keqtrajtim seksual i të mitures.

Pas intervistimit nga Prokuroria e lartë e Vranjës, punëtorit ndihmës të shkollës fillore të fshatit Raincë V.V. i është shqiptuar paraburgimi prej 30 ditëve.

Siç bëhet e ditur nga Prokuroia e lartë e Vranjës, i dyshuari 41 vjeçar V.V. ka krijuar lidhje afërta me nxënesen 13-të vjeçare, kur në dhjetor të 2017-tes, ka pasur edhe lidhje intime.
Për hetime të mëtutjeshme, prokuroria do të merrë prova të tjera, si dhe ekspertiza të nevojshme./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *