Rahim Salihi, opozitës: “Marre ju qoftë juve që marren ka kohë që e keni humbur”

452

Shefi i kabinetit të kryetarit të Bujanocit, Rahim Salihi, nëpërmjet një statusi në facebook, I është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës së Bujanocit, duke ju thënë: “Marre ju qoftë juve që marren ka kohë që e keni humbur”.

Salihi, opozitës së tashme, i’a ka kujtuar edhe kohën e qeverisjes së tyre me Bujanocin, në mandatin e kaluar, kur në rindërtimin e sheshit të qytetit janë shpenzuar 700-800 mijë euro në pllaka të betonit që vetëm pas pesë viteve, ato janë shkatërruar që të gjitha.

A ka pasur dhe a do të ketë keqmenaxhim më të madhë se pllakat e Sheshit të qytetit për të cilat harxhuat 700 – 800 mijë euro e që sot, 5 vite më vonë, janë shkatrruar që të gjitha – ka shkruar ndër të tjera Salihi.

A ndjeheni mirë kur kaloni nëpër shesh dhe kur shihni si gjysma e pllakave janë të thyera. E kur të bjere shi dhe krijohen moçale gjithëandej? Te rreth-rrotullimi i 700 – 800 mijë eurove a po mundeni me u gjind? Punë e mirë po ju duket, a? – ka shkruar Salihi.

Ai, nuk e ka lënë pa ia kujtuar opozitës së Bujanocit edhe largimin e kuadrove shqiptare nga puna për motive politike, gjatë mandatit 2012-2016.

“Me punëtorët e larguar nga puna a po keni probleme në gjumë? E me 250 mijë eurot e dëmshpërblimeve për ta a ndani përgjegjësi?

Jo, a?

Jo de, sepse që të ndjehesh keq e të kërkosh falje, duhesh të jesh burrë. A jeni ju?

Në pushtet keni larguar shqiptarë nga puna ndërsa në opozitë i premtoni punë” – i ka pyetur, opozitën e Bujanocit, Rahim Salihi.

Në vazhdim po ju sjellim shkrimin e plotë të shefit të kabinetit të kryetarit të Bujanocit, Rahim Salihi:

Si nuk ju vjen turp (pjesa e dytë)

Si nuk ju vjen turp të gënjeni. Jo një herë (do t’ju kishim kuptuar) por çdo ditë dhe për çdo gjë. A jeni njerëz ju? Si nuk po ndiheni keq e nuk po ju vjen marre me veten tuaj nga niveli i maestro gënjeshtarëve në të cilët jeni shndrruar.

Çfar po ju duket ky popull e këta qytetarë të cilëve ju i shisni kopalla çdo ditë?
Dele?
Marre ju qoftë juve që marren ka kohë që e keni humbur.

Si nuk ju vjen turp të flisni për keqmenaxhim ju akademikë të keqmenaxhimit?

A ka pasur dhe a do të ketë keqmenaxhim më të madhë se pllakat e Sheshit të qytetit për të cilat harxhuat 700 – 800 mijë euro e që sot, 5 vite më vonë, janë shkatrruar që të gjitha.

A ndjeheni mirë kur kaloni nëpër shesh dhe kur shihni si gjysma e pllakave janë të thyera. E kur të bjere shi dhe krijohen moçale gjithëandej?

Te rreth-rrotullimi i 700 – 800 mijë eurove a po mundeni me u gjind? Punë e mirë po ju duket, a?

Me punëtorët e larguar nga puna a po keni probleme në gjumë? E me 250 mijë eurot e dëmshpërblimeve për ta a ndani përgjegjësi?

Jo, a?

Jo de, sepse që të ndjehesh keq e të kërkosh falje, duhesh të jesh burrë. A jeni ju?

Si nuk ju vjen turp more që shqiptarët e Bujanocit t’i gënjeni çdo ditë për situatë të “jashtëzakonshme” në komunën tonë dhe të tentoni që nëpërmjet të “jashtëzakonshmës” të vini në pushtet?

Pse e doni kaq shumë pushtetin?

Keni kaluar mirë, a po?

Për cilin keqmenaxhim po flisni?

Për 6 milionë dinarët e Hebës së Bujanocit të cilat ju i krijuat gjatë ndërtimit të fakultetit ekonomik e që po duhet t’i paguajm ne 4 – 5 vite më vonë.

Apo për 8 – 9 milionë dinarët që, ne, 30 vite me vonë, po i paguajmë një familje shqiptare të cilës ua kishte konfiskuar pronën pushteti i egër i asaj kohe?

E, do ti paguajmë të gjitha këto.

Do të dëmshpërblejmë çdo shqiptarë të dëmtuar.

Edhe ata nga regjimet e mëhershme, e qe besa, edhe këta të tjerët që i dëmtuat ju dhe pushteti i juaj i shfrenuar.

Duhet të ju vij turp që turpin e pushtetit të dikurshëm po e vazhdoni edhe në opozitën e turpshme të sodit.

Natën u thoni shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre se do t’ju mbrojmë (rasti i filmit dhe drejtorit të Shtëpisë së Kulturës), në Kuvend s’keni guximin të votoni e ta mbroni, ndërsa natën përsëri gënjeni dhe shisni kopalla se si PVD-ja nuk ju mbrojti.

Çfar gënjeshtar duheni të jeni kur endeni nëpër territor të komunës së Bujanocit, takoni njerëz të cilëve gjatë pushtetit i keni shkaktuar dëme të paparashikueshme, dhe të njejtët i shikoni në sy e i gënjeni se si do t’ja plotësoni të gjitha kërkesat vetëm edhe nëse një herë vini në pushtet?

Në pushtet keni larguar shqiptarë nga puna ndërsa në opozitë i premtoni punë.

Në pushtet keni rrënuar ndërsa në opozitë premtoni që nëse ju vini do të ndërtoni.

Bile, shkoni aq largë, sa që disave i premtoni edhe ndërtimin e “vikendicave për mahallën”. Çfar premtimi i kotë dhe komplet i parëndësishëm për zhvillimin e Bujanocit.

A po mendoni seriozisht se të bëmat e juaja janë harruar? Orët shtesë të punës për “shuarjen e zjarrit”, rrogat e jashtëligjshme dyfish më të mëdha se të kryetarit aktual, 4 milion dinarët e ndrrimit të kahjes së lumit të Tërnocit për të nis projektin para zgjedhjeve?

E obligimin e Bashkësisë lokale Zarbincë që të jetë bashkëpjesmarrëse në financimin e rrugës Muhoc – Zarbincë me 500 mij euro?

500 mij euro, hej, e keni obliguar të nënshkruaj një bashkësi lokale me buxhet vjetor 500 euro. Edhe hala keni ftyr të flisni e kinse përkujdeseni për ta.

Seriozisht jeni për gjynah. Në mes të tjerash për gjynah është edhe tendenca juaj që të ktheheni në pushtet.

Ps. Ju kam mbet borxh t’ju përgjigjem pyetjes tuaj “Shaip ku je”?

Shaipi është në mesin e 1000 bujqëve të subvencionuar, 300 ndërmarrjeve të ndihmuara.

Në mesin e punëtorëve të kthyer në punë e bashkë me punëtorët e pa – larguar nga puna.

Në mesin e qytetarëve të Tërnocit, Bujanocit, Nesalcës, Letovicës, Lluçanit e Turijës. Në Malësi të Bujanocit. Në Bilaç e Samolicë.

Shaipi është në projektet e Osllarës e në qëndresën e Konçulit.

Nëse ju mungon e gjeni në albumet e Bujar Nishanit, në Vendimet e Qeverisë së Ramushit e në projektet e ndërkombëtarëve.

Në mes të diasporës e në ballë të proceseve.

E gjeni në mesin e hallexhinjëve të Bujanocit e në krye të detyrës.

Në këto ditë e në këso ditë të vështira e gjeni duke përfaqësuar Luginën gjithandej.

Me nderë, dije e përkushtim.

Me rrespekt e i rrespektuar.

Në rendin e parë zakonisht.

Pranë deputetëve gjerman e në State Departamentin amerikan.

Ju kuptoj. Nuk e shihni.

Sepse për ta parë duhet të jeni aty.

E ju, fatmirësisht jeni largë.

Shumë largë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *